Puka u kthye në qendrën e sportit të qitjes, duke mirëpritur zhvillimin e aktivitetit “Kupa e Veriut në Pjatel”, teksa morën pjesë tetë ekipe, secili i përbërë nga pesë sportistë.
Në renditjen ekipore, vendin e parë e fitoi ekipi Tomorri, duke u shpallur fitues i “Kupës së Veriut”. Në vendin e dytë u rendit ekipi Vau i Dejës, ndërsa podiumi u plotësua nga ekipi Lezha, që zuri vendin e tretë.
Edhe gara individuale solli rivalitet të fortë mes sportistëve. Vendin e parë e fitoi Alban Ndoj nga Lezha, vendin e dytë Mustafa Cafi nga Shëngjini, ndërsa vendin e tretë Mustafa Balla nga Tomorri
Përveç garës sportive, aktiviteti pati edhe një mesazh të rëndësishëm për promovimin e një stili jetese të shëndetshëm dhe bashkëpunimin mes federatave sportive.





