Samiti i vendeve të G7-ës në Evian të Francës po hyn në ditën e fundit të punimeve, me fokus kryesor te tensionet në Lindjen e Mesme, lufta në Ukrainë dhe siguria energjetike globale.
Udhëheqësit e G7 kanë kërkuar një armëpushim në Liban dhe kanë mirëpritur marrëveshjen mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit.
Trump e vlerësoi arritjen e marrëveshjes që synon t’i japë fund konfliktit dhe të rihapë Ngushticën e Hormuzit, duke garantuar se Teherani nuk do të pajiset me armë bërthamore.
“Unë mendoj se shumë gjëra të mëdha do të ndodhin në Lindjen e Mesme tani, dhe çka është shumë e rëndësishme, nafta po bie dhe bursa po rritet si rakete. Më e rëndësishmja është se Irani nuk do të ketë një armë bërthamore. Ata binden plotësisht për këtë”, tha Trump.
Sa i përket Ukrainës, vendet e G7 kanë rënë dakord paraprakisht për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj energjise ruse, duke përfshirë naftën dhe gazin, si dhe për rritjen e ndihmës ushtarake për Kievin, veçanërisht në forcimin e mbrojtjes ajrore.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump deklaroi gjatë samitit se fokusi i administratës së tij ka qenë i ndarë mes krizave globale, duke theksuar se tani Irani kalon në plan të dytë dhe do të merret sërish me Ukrainën.





