Ish-presidenti Ilir Meta ka lënë sërish sot qelinë, për të dytën ditë, pas ndarjes nga jeta të babait të tij.
Meta ka mbërritur në ambientet ku do të mbahen pritjet për ngushëllime, ku ka leje për të qëndruar 12 orë.
Ai është i shoqëruar nga policia, nën masa të rrepta sigurie.
Rexhep Meta, babai i Ilir Metës, u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 83-vjeçare.
Ditën e djeshme u zhvilluar ceremonia mortore, ku Meta shkoi në Çepan të Skraparit për të përcjellë për në banesën e fundit babain e tij.





