E shtunë, 10 Tetor 2026 Film TV deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zhbllokohen llogaritë e “Zvërnecit”, SPAK “çliron” 195 milionë euro të kompanisë së dy investitorëve nga Katari

SPAK ka zhbllokuar llogaritë bankare të administratorit të “Albanian Land Development” pas hetimit të nisur për tjetërsim pronash në Zvërnec.

Dy prokurorët e Posaçëm Altin Dumani dhe Elida Kaçkini vendosën të çlirojnë llogaritë e Redi Strugës, në një vlerë prej 195 milionë euro, para të cilat kanë ardhur në Shqipëri me qëllim të investohen në zonë.

Reklamë

Kompania e cila zotërohet nga dy sipërmarrësit e njohur nga Katari, vëllezërit Moutaz dhe Ramez Al-Khayyat ka për administrator pikërisht, Redi Strugën.

Sekuestroja erdhi pasi dyshimeve se pronat në Zvërnec janë përvetësuar në mënyrë të paligjshme, por në më pak se 24 orë nga publikimi i lajmit, SPAK ndryshoi qëndrim.

Reklamë

Mesditën e së shtunës në Zvërnec përballja e policisë private me protestuesit shkaktoi reagim të gjerë publik si dhe protesta.

Prokuroria e Posaçme nisi menjëherë hetimet jo vetëm për konfliktin, por edhe për mënyrën se si janë përftuar pronat për të cilat ka ende pretendime nga palët.

SPAK ka bërë të ditur se çështja ndodhet ende në fazë proceduriale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë