Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
03 June 2026
Vizion fokus

BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende të treta!...

Laboratori i drogës në Frakull të Fierit, SPAK shpall...

Forcat amerikane pengojnë raketa dhe dronë iranianë

Protestat për Zvërnecin, Rama: Shqipëria e “tradhtuar” u zgjodh...

Momenti kur i burgosuri 48-vjeçar shqiptar arratiset nga burgu...

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme, SHBA godasin...

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në krye të...

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk parashikon që...

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon nëse do...

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë financuar nga...

Protestat për Zvërnecin, Rama: Shqipëria e “tradhtuar” u zgjodh si presidente e “Europa e Pyjeve”

3 Qershor 09:41

Shqipëria është zgjedhur me votë unanime nga 45 vendet anëtare si Presidente e “Forest Europe“ (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën e drejtimit nga Suedia.

Lajmin e ka bërë të ditur Kryeministri Edi Rama përmes një reagimi në rrjetin social “X“, ku ka përdorur një ton të mprehtë ironik ndaj akuzave dhe teorive të konspiracionit që qarkullojnë në rrjetet sociale, veçanërisht lidhur me zonën e Zvërnecit.

Në mesazhin e tij, kreu i qeverisë ka vënë në dukje mbështetjen e fuqishme të shteteve si Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, duke e cilësuar këtë përzgjedhje si një sukses të rëndësishëm të diplomacisë mjedisore që rrit reputacionin ndërkombëtar të vendit.

Ndërsa listonte me ironi teoritë mbi “betonizimin“, “máfian e maleve“ apo planeve imagjinare për spastrime etnike dhe zëvendësime popullatash, Rama nënvizoi se deri në vitin 2030 Shqipëria do të udhëheqë agjendën politike dhe procesin ministerial të kësaj platforme të rëndësishme pan-evropiane për menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve dhe ekonomisë së gjelbër.

Reagimi i Edi Ramës:

🔴 PËRSËRI SHQIPËRIA NDEROHET NË EUROPË❤️

Çudi e madhe ëëë…

Shqipëria e tradhëtarëve sapo u zgjodh me votë unanime të 45 vendeve anëtare, si Presidente e Forest Europe (Europa e Pyjeve) për periudhën 2026–2030, duke marrë stafetën nga Suedi

Po si ka mundësi, që këtë vend të betonit,  Paketës së Mafias së Maleve dhe të Konspiracionit Jahudit të zhdukjes së pyllit të Zvërnecit për ta kthyer në geto palestinezësh të spastruar etnikisht nga Gaza, ta mbështesin fuqimisht Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar për këtë zgjedhje kaq domethënëse, ndërsa vendimi të miratohet më në fund pa asnjë kundërshtim, nga asnjë vend anëtar?!

Forest Europe është platforma më e rëndësishme pan-evropiane për politikëbërjen në fushën e pyjeve, që bashkon 45 shtete evropiane dhe Bashkimin Evropian për të përcaktuar drejtimet strategjike të menaxhimit të qëndrueshëm të pyjeve, biodiversitetit pyjor, klimës dhe ekonomisë së gjelbër

Iku kjo botë, madje u prish dynjaja, se u bashkuan në Shqipëri Trumpi me Sorosin që të bëjnë “Shqipërinë e shqiptarëve” me hormone transgjenitale, me një ishull izraelit në tokë e një në det, me zëvendësim të pelikanëve me palestinezë, ku kulmi i degjenerimit është partneriteti i tyre me Katarin, që në Zvërnec do vihet në shërbim të Izraelit paçka se në Gjirin Arabik nuk e shohin me sy njëri-tjetrin… Dhe kush i bën të tëra këto, tradhëtari në kryeministri që ku t’i ketë robt e shpis o ej, o ej, o ej, se paska qenë Satanai vetë

Deri në vitin 2030, Shqipëria do të drejtojë agjendën politike dhe procesin ministerial të kësaj organizate, duke koordinuar diskutimet dhe prioritetet evropiane për sektorin e pyjeve, e duke u rritur në kompetenca e në reputacion përmes kësaj eksperience fantastike

Ky është një tjetër  sukses i rëndësishëm diplomatik, që e forcon më tej profilin ndërkombëtar të vendit dhe rrit rolin e Shqipërisë në diplomacinë mjedisore, duan s’duan ata që s’duan, qofshin ata të “Shqipërisë së shqiptarëve”, e qofshin ata që i përdorin si kukulla të pavetëdijshme, duke ua bërë flakë tik tokun me raketat e luftës hibride të manipulimeve online

Posted Under:
Anash Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Italia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për azilkërkuesit me Shqipërinë

BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende të treta! Gjermania kërkon shtete partnere

më shumë...

Laboratori i drogës në Frakull të Fierit, SPAK shpall pretencën për kimistin: Do nxirrte 480 kg kokainë të përzierë me pleh organik (EMRI)

më shumë...

Forcat amerikane pengojnë raketa dhe dronë iranianë

më shumë...

Momenti kur i burgosuri 48-vjeçar shqiptar arratiset nga burgu i Kordhialos

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

Italia ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për azilkërkuesit me Shqipërinë
10:09

BE: Qendra paraburgimi për migrantët në vende...

9:59

Laboratori i drogës në Frakull të Fierit,...

9:50

Forcat amerikane pengojnë raketa dhe dronë iranianë

9:41

Protestat për Zvërnecin, Rama: Shqipëria e “tradhtuar”...

9:40

Momenti kur i burgosuri 48-vjeçar shqiptar arratiset...

8:57

Arrestohet roja i bankës që u grabit...

8:51

Frikë për përshkallëzim në Lindjen e Mesme,...

8:36

Sot miqësorja Shqipëri-Izrael, Policia plan masash: Bllokimi...

8:29

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë,...

8:15

“Një situatë e fshehtë mund të dalë...

10:52

Trump emëron aleatin besnik Bill Pulte në...

10:47

Rubio: Plani i Trump për Gazën nuk...

10:26

Investimi në Zvërnec, inxhinieri i mjedisit tregon...

10:18

Protestat për Rrjollin dhe Zvërnecin/ “Nuk janë...

9:55

Zvërneci, Sefa: Investimet e huaja direkte ndihmojë...

9:46

Metani: Nuk duhet hetuar vetëm ai që...

9:37

Zelensky: Rusia mund të nis një tjetër...

9:34

Çfarë fshihet në Zvërnec? Avokati: Ka shkelje...

9:32

Investimi në Zvërnec/ Inxhinieri i mjedisit: U...

9:20

Protesta për Zvërnecin, Sefa: Qytetarët kërkojnë transparencë,...

Më të klikuarat

  • Rama-protestuesve: Hajde flasim! Po nuk deshët, punët i kemi...
  • Protesta për Zvërnecin para Kryeministrisë, qytetarët paraqe...
  • Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja, rritet nafta d...
  • “Rilindja” e Pallatit të Kongreseve, pesë studio ndërkombëta...
  • Grabitet një bankë në Tiranë, autori hyn me skafandër në kok...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.