Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë projekt për...

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”, Trump bisedë...

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë, makina mbetet...

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e marrëdhënieve me...

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen 19 anëtarët...

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë gjejnë zgjidhjen...

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë gjejnë zgjidhjen e çuditshme

1 Qershor 19:53

Tifozët e Skocisë kanë gjetur një zgjidhje të pazakontë për të shmangur kostot marramendëse të transportit gjatë Kupës së Botës 2026. Ata kanë marrë me qira më shumë se 30 autobusa të verdhë shkollorë amerikanë.

Anëtarët e njohur të “Tartan Army” vendosën të përdorin mjetin ikonik të transportit pasi autoritetet në Boston vendosën çmimin e jashtëzakonshëm prej 80 dollarësh (rreth 60 paund) për një biletë vajtje-ardhje me tren drejt stadiumit “Gillette” në Foksborou, ku skuadra e drejtuar nga Stiv Klark do të përballet me Haitin dhe Marokun. Për të kursyer edhe më shumë, shumë tifozë skocezë kanë zgjedhur të qëndrojnë në Providence, në “Rhode Island”, në jug të stadiumit, ku akomodimi është dukshëm më i lirë se në Boston.

Edhe pse parkimi i autobusëve në stadium kushton plot 650 dollarë (484 paund), tifozët besojnë se duke ndarë shpenzimet mes tyre, udhëtimi me autobusët shkollorë do t’u kushtojë vetëm rreth 30 dollarë (22 paund) për person. Për krahasim, parkimi i një automjeti privat në stadium kushton 175 dollarë (130 paund), ndërsa për ndeshjet e NFL-së bileta e trenit drejt stadiumit kushton vetëm 20 dollarë (15 paund). Tifozët anglezë Ndërkohë, edhe tifozët e Anglisë duket se po ndjekin shembullin e rivalëve të tyre historikë. Shumë prej tyre kanë organizuar autobusë privatë për të udhëtuar drejt ndeshjeve në Boston, Nju Jork dhe Dallas.

Mbështetësit e “Tre Luanëve” pritet të paguajnë rreth 50 dollarë (37 paund) secili për transportin, një shifër dukshëm më e ulët se alternativat zyrtare. Kostot e larta të transportit kanë shkaktuar reagime të shumta negative, ndërsa kur kombinohen me çmimet e biletave, shumë tifozë e konsiderojnë Botërorin 2026 si më të shtrenjtin në histori.

Edhe “Football Supporters Association” ka reaguar ashpër, duke e cilësuar situatën si “skandaloze”. Në përpjekje për të ulur shpenzimet edhe më tej, disa tifozë britanikë po zgjedhin fluturime indirekte drejt SHBA-së, duke kaluar përmes vendeve si Islanda dhe kryeqytetit të saj, Rejkjavik, për të përfi tuar tarifa më të lira. Botërori 2026 pritet të thyejë rekorde për numrin e tifozëve, por për shumë prej tyre sfida më e madhe nuk do të jetë ndjekja e ekipit të zemrës në stadium, por përballimi i kostove gjithnjë e më të larta të udhëtimit.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Biletat Botëror cmimet e larta Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga detyra

më shumë...

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”, Trump bisedë telefonike me Netanyahun

më shumë...

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit

më shumë...

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

9:26

Çfarë ndodhi? Dy javë para finales, Agai...

9:10

Nis Ferma VIP 3, surpriza, eliminime dhe...

9:03

Protesta për Zvërnecin, Rama: Nuk kemi asnjë...

8:55

Magyar kërcënon presidentin hungarez me largim nga...

8:49

“Trupat izraelite nuk do të sulmojnë Bejrutin”,...

8:23

IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të...

8:20

Antonio Costa viziton nesër Shqipërinë, zbardhet agjenda

8:08

Aksident me dy të plagosur në Bulqizë,...

7:55

Merz përgatit plan europian për përmirësimin e...

7:54

Transportuan mbi 650 emigrantë të paligjshëm, dënohen...

7:53

Çmimet e larta në Botëror, tifozët skocezë...

7:36

Trump: Vijojmë bllokadën ndaj Iranit, s’ka bombardime

7:20

Komisioni Evropian thirrje Izraelit: Ndalni përshkallëzimin ushtarak...

6:30

Rama nga Berati: Investimin në Berat do...

6:27

Marina Orikum, porta moderne e turizmit detar...

5:54

Balla ironi me Berishën: Urime për zgjedhjen...

5:45

Berisha: Jemi pro investimeve të huaja, në...

5:38

Komision Hetimor për çështjen ‘McGonigal’, Gjykata Kushtetuese...

5:32

Politika mblidhet në Kuvend, qytetarët protestojnë kundër...

5:29

E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron...

Më të klikuarat

  • “Çfarë lajmesh duhet të pres secili prej jush”...
  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Ndërron jetë babai i Ilir Metës, kreu i PL-së do të marrë pj...
  • “Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...
  • E trishtë! U aksidentua nga një makinë,ndërron jetë në moshë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.