Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
31 May 2026
Vizion fokus

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e re të...

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi në...

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga rruga dhe...

Kaos në Paris pas triumfit të PSG në Champions...

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare në Kosovë,...

Britania ashpërson kontrollet e azilit

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë publikon analizat...

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet trajnerëve që...

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

PSG sundon Europën, Champions League i dytë radhazi për...

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama: Anëtarësimi në BE, më afër se asnjëherë më parë

31 Maj 09:45

Kryeminstri Edi Rama thotë se Shqipëria ka hapur zyrtarisht fazën e mbylljes së negociatave për anëtarësimin në BE.

Në podcastin “Flasim”, Rama u shpreh se më 26 maj, vendi ynë hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian.

Për kreun e qeverisë, anëtarësimi në BE është më afër se asnjëherë më parë.

Kryeministri Edi Rama: 

Javën që lamë pas, pikërisht më 26 maj, si për një ironi apo buzëqeshje të fatit, 30 vjet pas 26 majit të dhunës, të përgjakjes së opozitës, të grabitjes së votave dhe të vulosjes së një sundimi autokratik me tipare diktatoriale në Shqipëri, erdhëm në ditën kur Shqipëria hyri në fazën e re dhe të fundit të rrugëtimit të saj europian, duke mbyllur fazën e çeljes së kapitujve të negociatave dhe duke hapur fazën e mbylljes së tyre.

Pra, më 26 maj, Shqipëria u ngjit në pikën më të lartë ndonjëherë në këtë të përpjetë të mundimshme historike dhe tanimë maja ku do të ngjitemi së bashku dhe do të vendosim flamurin kuqezi të Ismail Qemalit dhe të Gjergj Kastriotit, duke i dhënë kuptim dhe duke i dhënë sens të plotë një historie të stërgjatë ëndërrimi për Bashkimin Europian sot, por për atë që ishte hapësira e diellit që lind andej nga perëndon deri dje, është më afër se asnjëherë.

Është një moment jashtëzakonisht kuptimplotë i kësaj rruge drejt anëtarësimit dhe është, në të njëjtën kohë, edhe një certifikim absolut i një pune të palodhur të një kohe të gjatë. Është një moment që sigurisht vjen me shumë satisfaksion, por njëkohësisht vjen edhe me shumë përgjegjësi, pasi ky nuk është thjesht një sukses në rrugën e negociatave dhe kjo nuk është një datë në kalendarin e integrimit, por është një rezultat i transformimeve të thella që vendi ynë ka bërë në dekadën e fundit, i reformave tejet të vështira e sfiduese, i konstatimit se institucionet tanimë janë ngritur, por njëkohësisht edhe i domosdoshmërisë për të konsoliduar shtetin ligjor, për të konsoliduar hapësirën e lirive individuale dhe për të konsoliduar atë që është thelbi, përpjekja për barazi përpara ligjit.

Është domethënëse që Bashkimi Europian konfirmon faktin e përmbushjes së suksesshme të të gjitha detyrave të deritanishme, pikërisht në ato fusha që lidhen me drejtësinë, me luftën kundër korrupsionit dhe me funksionimin e institucioneve demokratike, dhe sa një arsye për të qenë krenarë, aq edhe një arsye për të ndjerë të gjithë peshën e përgjegjësisë në këtë fazë të fundit, e cila nuk është më e lehta, por është më e vështira, për të cilën kemi një kalendar të dakordësuar me Komisionin Europian, që të arrijmë me sukses mbylljen e negociatave deri në fund të vitit 2027.

Kemi një hapësirë të ndërmjetme në vitin 2028 dhe kemi objektivin madhor të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian brenda vitit 2030.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi

Nga e njëjta kategori

Përgatitjet për provimet e maturës, maturantët në ankth. Psikologët: Nxënësit të menaxhojnë emocionet

më shumë...

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri, hotelet e bujtinat rrisin çmimet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme

më shumë...

Policia masa për sezonin veror, nga lehtësimi i kalimit në kufi tek kontrolli i vijës bregdetare

më shumë...

Rrezikoi jetën e pushuesve duke shkelur perimetrin e sigurisë, gjobitet drejtuesi i “Jet Ski” në Karaburun, bllokohet mjeti

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:09

Përgatitjet për provimet e maturës, maturantët në...

12:00

Shtrenjtohen pushimet në Shqipëri, hotelet e bujtinat...

11:54

Policia masa për sezonin veror, nga lehtësimi...

11:43

3 shenja për të ndryshuar rutinën e...

10:50

Rrezikoi jetën e pushuesve duke shkelur perimetrin...

10:33

Zakonet që do t’ju “shpëtojnë” nga fryrja...

9:58

“Albanian Digital Solutions”, Rama: Shënon fazën e...

9:45

“Nisim fazën e mbylljes së negociatave”, Rama:...

9:43

Aksident në aksin Lushnje-Fier, ‘Audi’ del nga...

9:21

Kaos në Paris pas triumfit të PSG...

9:06

Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha vizitë zyrtare...

9:02

Rama publikon pamje nga Tirana me turistë:...

8:53

Reshje shiu në jug të vendit, por...

8:18

Horoskopi për ditën e sotme, 31 Maj...

10:38

Pijet që përshpejtojnë metabolizmin dhe ndihmojnë në...

10:27

Britania ashpërson kontrollet e azilit

9:53

Asnjë problem me shëndetin, Shtëpia e Bardhë...

9:28

PSG i bashkohet historisë, Enrique u bashkohet...

9:24

SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin

9:01

PSG sundon Europën, Champions League i dytë...

Më të klikuarat

  • “Dashuri, para dhe karrierë”, 5 shenjat më me fat të Horosko...
  • SHBA-të tërhiqen pas protestave për imigracionin
  • “Ishte moment dobësie”, Indri pendohet për Klevi...
  • Shenjat më me fat të Horoskopit në muajin qershor
  • “Jam shumë më tepër se mbiemri që mbaj”, Blerina...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.