Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
25 May 2026
Vizion fokus

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe një grua...

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë...

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë “e madhe”!...

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama: Së shpejti...

Tension në ajër në Egje, avionët turq kalojnë hapësirën...

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani dhe Monkanda...

Një grua tenton të futet brenda në Gjykatën e...

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria më afër...

Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do të mblidhet...

Protestat në Bolivi, presidenti i vendit përgjysmon rrogën e...

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë “e madhe”! Teherani: Ende asgjë s’është mbyllur

25 Maj 19:41

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë të hënën se marrëveshja me Iranin do të jetë ose një “marrëveshje e madhe për të gjithë” ose “nuk do të ketë fare marrëveshje”, ndërkohë që Teherani paralajmëroi se marrëveshja përfundimtare ende nuk është afër.

Por, Trump paralajmëroi se dështimi mund të nënkuptojë rikthim “në fushëbetejë dhe të shtëna, por më të mëdha dhe më të fuqishme se kurrë më parë”.

Trump shkroi në Truth Social se bisedimet me Iranin “po ecin mirë” dhe u bëri thirrje disa vendeve të Lindjes së Mesme dhe vendeve me shumicë myslimane t’i bashkohen Marrëveshjeve të Abrahamit si pjesë zgjidhjes së mosmarrëveshjeve me Teheranin në të ardhmen.

Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara fillimisht gjatë administratës së mëparshme të Trumpit në vitin 2020, vendosën marrëdhënie diplomatike midis Izraelit dhe disa shteteve arabe, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejnin.

Trump tha se e kishte diskutuar këtë çështjen me liderët e Arabisë Saudite, Katarit, Emirateve të Bashkuara Arabe, Pakistanit, Turqisë, Egjiptit, Jordanisë dhe Bahrejnit, dhe argumentoi se shumica prej tyre duhet t’u bashkohen “njëkohësisht” marrëveshjeve.

Ai tha se pjesëmarrja duhet të konsiderohet e detyrueshme për vendet që kërkojnë të përfshihen në marrëveshje më të gjerë me Iranin.

Trump gjithashtu pretendoi se liderët rajonalë do të ndiheshin “të nderuar” që në fund edhe Irani t’u bashkohej marrëveshjeve, duke e quajtur marrëveshjen e mundshme “Koalicion të paparë Botëror të”.

Ndërkohë, Irani ka thënë të hënën se Teherani dhe Uashingtoni kanë arritur mirëkuptime për shumë çështje në bisedimet që synojnë përfundimin e luftës që shpërtheu më 28 shkurt, por paralajmëroi se një marrëveshje përfundimtare nuk është afër.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Esmaeil Baqaei, tha të hënën se negociatorët kanë arritur përfundime për shumë nga çështjet në diskutim, por askush nuk mund të pretendojë “se kjo do të thotë se nënshkrimi i marrëveshjes është punë e kryer”.

Baqaei tha se Irani po finalizon një kornizë me 14 pika, e përqendruar kryesisht në përfundimin e konfliktit rajonal, përfshirë luftimet në Liban.

Ai theksoi se programi bërthamor i Iranit – shqetësimi kryesor për Uashingtonin – do të diskutohej vetëm pasi të dyja palët të pajtohen për kornizën më të gjerë.

Marrëveshja e propozuar përfshin dispozita për t’i dhënë fund bllokadës detare amerikane ndaj porteve iraniane dhe rregullime që lidhen me Ngushticën e Hormuzit, mbi të cilën Irani ka pasur kontroll de facto që nga fillimi i luftës.

Teherani mohoi se po vendoste tarifa për anijet që përdorin këtë rrugë ujore jetike, duke thënë se pagesat ishin vetëm për “shërbime navigimi” dhe masa të nevojshme “për mbrojtjen e mjedisit”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, kishte deklaruar më 21 maj se nëse Teherani zbaton një plan për të vendosur tarifa për kalimin nëpër Ngushticën e Hormuzit, arritja e një marrëveshjeje diplomatike midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit do të bëhej e pamundur.

Më herët, zyrtarë të lartë amerikanë thanë se negociatat me Iranin janë rreth “90-95%” të përfunduara dhe se marrëveshja e re pritet të jetë ndryshe nga ajo e arritur gjatë kohës së presidentit Barack Obama, nga e cila Trump u tërhoq gjatë mandatit të tij të parë.

Përparimi më i madh në negociata duket se lidhet me rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilat, prej kohësh, janë pengesë kryesore në bisedime.

Sipas një zyrtari të lartë të administratës Trump, Teherani ka rënë dakord “në parim” që të heqë dorë nga rezervat e uraniumit pranë nivelit për armë bërthamore, megjithëse ende janë duke u negociuar mënyrat e zbatimit dhe verifikimit.

Aktualisht, Irani posedon mbi 440 kilogramë uranium të pasuruar në 60 për qind, sipas Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore – një nivel shumë përtej nevojave civile dhe vetëm një hap teknik larg nivelit për armë bërthamore./REL

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
marreveshje trump Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe një grua shtatzënë

më shumë...

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike nuk kanë përparuar për një kohë të gjatë!

më shumë...

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama: Së shpejti takim me kancelarin gjerman!

më shumë...

Tension në ajër në Egje, avionët turq kalojnë hapësirën greke

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:36

“Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon...

9:02

Nis Ferma VIP 3 në Vizion Plus,...

8:55

Ushqimet që përmirësojnë kujtesën, çfarë të konsumoni...

8:10

Aksident në Vaqarr, lëndohen disa fëmijë dhe...

8:01

Zelensky: Bisedimet me SHBA-në për raketat antibalistike...

7:41

Trump: Marrëveshja me Iranin do të jetë...

7:10

“Opozita po shkon vetë te grepi”/ Rama:...

7:06

Tension në ajër në Egje, avionët turq...

6:58

“Tërmet” te Milani! Shkarkohen Tare, Alegri, Furlani...

6:46

Një grua tenton të futet brenda në...

6:28

35-vjetori i PS në Durrës, Rama: Shqipëria...

6:11

Takimi me Ramën dhe Nufin, Dendias: Do...

5:51

Protestat në Bolivi, presidenti i vendit përgjysmon...

5:42

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë sulme masive me...

5:35

Mundësi marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit!

5:25

Xhenaro Gatuzo rikthehet si trajner në Serie...

5:25

Rama nga Durrësi çel sezonin shëndetësor veror...

5:06

CBS: Mojtaba Khameni është fshehur në një...

5:03

Radhë të gjatë në Kapshticë, probleme në...

5:00

Vendimi për Veliajn/ Kushtetuesja i kërkon Gjykatës...

Më të klikuarat

  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • Aksident tragjik në Elbasan, makina përplas për vdekje një f...
  • Plagosi shokun me plumb në kokë/ Detaje të reja nga ngjarja...
  • Sot sytë nga “Ferma VIP”, publiku do të mësojë çfarë do ndod...
  • Zbardhet lista e kandidatëve për drejtimin e policive vendor...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.