Tërheqja e investimeve, njohja e viteve të punës dhe bashkëpunimi me diasporën shqiptare ishin në fokus të mbledhjes së Komisionit për Punët e Jashtme.
Këtë të hënë kandidatët për ambasadorë në vendet skandinave, OKB dhe disa shteteve në Lindjen e Mesme raportuan në Kuvend ku theksuan se ka rritje të interesit për investime në Shqipëri.
Deputetët dëgjuan edhe kandidatin për ambasador në Bosnje Herzegovinë, i cili e vuri theksin tek zhvillimi i rajonit si dhe forcimi i partneritetit mes dy vendeve.
Në përfundim, kandidatët ishin në një zë se diplomacia shqiptare ka bërë progres në krahasim me vitet e kaluara.





