“Festë në Sokak” po gjallëron qytetin e Gjirokastrës duke tërhequr turistët vendas dhe të huaj.
Eksperiencat e punimit të zejeve karakteristike, përgatitjes së rakisë,gatimeve tradivionale, kafes në gur, isopolifoninë dhe vallet karakteristike të zonës kanë mbledhur vizitorë të shumtë.
Përgjatë mbrëmjeve koncertet folklorike dhe këngëtarët e muzikës së lehtë krijojnë një atmosferë të veçantë në zonën muzeale.
“Jam pjesë e isopolifonisë dhe më vjen mirë që ka një interesim të madh nga turistët e huaj, kjo është pjesa më e bukur që ne kemi një vlerë të paçmueshme që duhet ta mbajmë me fanatizëm, jam shumë krenar për këtë nismë që kemi marrë”, tha Roland Çenko, këngëtar popullor
“Ndajmë me turistët një moment të veçantë siç është rituali i kafës në gur, ky moment nuk ka funksionin thjesht të shijosh një filxhan kafe, por është një element i rëndësishëm i mikpritjes gjirokastrite, vizitorët vijnë njihen me këtë ritual që nga pjekja, shtypja dhe në fund e përfundojmë me degustimin e saj”, u shpreh Lubjana Baho, artizane e kafes në gur.
“Festë në Sokak” promovon kulturën, traditat dhe vlerat turistike të Gjirokastrës dhe do zgjasë për 5 ditë .
/vizionplus.tv





