Nëntë persona janë arrestuar, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim pasi akuzohen për shpërndarje të lëndëve narkotike.
Policia e Durrësit bën me dije se u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 9 shtetas të moshave 20 – 48 vjeç, të gjithë banues në Kavajë.
Gjithashtu, u shpallën në kërkim 3 shtetasit e tjerë të akuzuar, banues në Kavajë. Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tyre.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin aktivitetin e paligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike pranë shkollave të qytetit të Kavajës.
Gjatë operacionit u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi të lëndëve të dyshuara narkotike Kokainë dhe Cannabis Sativa, të ndara në doza, si dhe disa celularë.





