Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
12 July 2026
Vizion fokus

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari...

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi makinë, dalin...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në...

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do të harrohet...

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos: Rruga drejt...

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin Rrogozhinë-Peqin, 5...

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë...

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u gjet në...

Hita në Sarandë: Efektivët që mbajnë lidhje me grupet kriminale do përjashtohen nga Policia! Siguria në shkolla prioritet mbi prioritete

20 Maj 11:22

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilloi një takim me strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë, me fokus sigurinë, zbatimin e ligjit dhe rritjen e forcës reaguese të strukturave vendore të Policisë.

Gjatë takimit, Hita kërkoi që strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë dhe të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë të reflektojnë menjëherë për të ndryshuar situatën dhe perceptimin e qytetarëve ndaj punës së Policisë.

Hita: Është e papranueshme situata në Sarandë dhe kjo është përgjegjësi e drejtpërdrejtë e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, ndaj kërkohet reflektim, përgjegjësi dhe rikthim i besimit të qytetarëve te Policia. Cilido që do mbajë lidhje apo do favorizojë grupet kriminale dhe elementet me rrezikshmëri të lartë shoqërore do të përjashtohet nga Policia dhe do merret drejtësia me të.

Strukturat policore duhet të reagojnë me forcë ndaj grupeve kriminale, armëmbajtjes pa leje, kapjes së shtetasve të kërkuar, trafikut të narkotikëve dhe ndaj çdo aktiviteti kriminal që cenon rendin dhe sigurinë publike.

Ndërtimet pa leje në asnjë mënyrë nuk do të lejohen. Bashkëpunoni dhe koordinoni veprimet me strukturat e tjera përgjegjëse për mbrojtjen e territorit. Siguria në shkolla është prioritet mbi prioritete, deri në ditën e fundit të vitit shkollor kërkohet angazhim maksimal për sigurinë e jetës dhe shëndetit të nxënësve, sigurim informacioni me agjentët e Policisë Kriminale dhe goditje të atyre që tentojnë të dëmtojnë të ardhmen e vendit.

Policia Rrugore dhe patrullat e përgjithshme duhet të ushtrojnë kontroll të plotë ndaj shkeljeve që krijojnë kaos në qarkullim, parkimeve të gabuara, automjeteve të modifikuara dhe ndaj çdo paligjshmërie në rrugë. Forca e Posaçme “Shqiponja” duhet të rrisë prezencën dhe reagimin në terren, për goditjen e elementeve kriminale dhe rritjen e sigurisë në qytet.

Policia Kufitare duhet të jetë më aktive në parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, kontrollin e kufirit jeshil dhe monitorimin e mjeteve lundruese. Çdo kërcënim apo presion ndaj punonjësve të Policisë duhet të denoncohet menjëherë dhe do të përballet me forcën e ligjit, duke iu siguruar mbështetjen time të plotë.

Në prag të sezonit turistik, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi angazhim maksimal nga të gjitha strukturat policore, për garantimin e rendit, sigurisë dhe ofrimin e një shërbimi profesional ndaj qytetarëve dhe turistëve vendas e të huaj.

Në përfundim, ai theksoi se Policia e Sarandës duhet të rikthehet në standardet që qytetarët meritojnë, përmes profesionalizmit, reagimit në kohë dhe zbatimit të paanshëm të ligjit.

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
sarande skender hita

Nga e njëjta kategori

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga makina gruan e bllokuar brenda

më shumë...

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon në spital

më shumë...

Parashikimi i motit për ditën e diel, ja sa do të shënojë termometri

më shumë...

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:35

Aksident në aksin Librazhd-Elbasan, zjarrfikësit nxjerrin nga...

11:12

Aksident në aksin Berat-Lushnjë, e moshuara përfundon...

10:46

Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje?...

10:37

Ekzekutimi i Aleksandër Koçekut, breshëri plumbash mbi...

10:18

Parashikimi i motit për ditën e diel,...

9:57

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin...

9:49

Pse kafeja mund të përkeqësojë stresin?

9:35

Këto momente mund të jenë fillimi i...

9:12

Erdogan përkujton gjenocidin e Srebrenicës: Nuk do...

9:02

31 vjet nga gjenocidi i Srebrenicës, Kos:...

8:36

Makinat përplasen kokë më kokë në aksin...

8:34

Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite...

8:12

Detaje nga vrasja në Shkodër, viktima u...

7:58

Vrasje në Shkodër

7:55

Eklipsi diellor i 12 gushtit, i pari...

7:22

Dita e 42-të e protestës, nis grumbullimi...

7:18

Kongresmeni amerikan pretendon se u ndalua nga...

6:49

Fluks i lartë në Qafë Thanë, radhë...

6:33

E rëndë, e zuri druri poshtë, humb...

6:22

15 turistë indianë humbin jetën në Vietnam,...

Më të klikuarat

  • Sendet e personalizuara të Lady Diana, tribute në 20-të vjet...
  • Vrasja në Shkodër, dyshohet gjakmarrje! Dy vite më parë i af...
  • “Jehona e një turpi alla shqiptarçe”, Rama: Pengmarrësit e p...
  • Vrasja e Koçekut u bë për gjakmarrje? Flet familjari i vikti...
  • E rëndë, e zuri druri poshtë, humb jetën 36-vjeçari në Kolon...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.