E mërkurë, 30 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Plagosja në Mamurras, kush është djali i ish deputetit që i drejtoi armën policit, shoqëronte të shpallurin në kërkim

Një operacion i Policisë në aksin Mamurras–Laç ka përfunduar me plagosjen e një 23-vjeçari të shpallur në kërkim dhe arrestimin e Amadeo Fufit, djali i ish-deputetit të PD-së, Mhill Fufi.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, efektivët kishin siguruar informacion mbi vendndodhjen e Leonard Demës, 23 vjeç, lindur në Mamurras, i dënuar me 7 vite burg nga Gjykata e Trentos në Itali për tentativë vrasjeje.

Reklamë

Gjatë ndërhyrjes së forcave operacionale pranë një karburanti në aksin Mamurras–Laç, Dema ndodhej në një automjet së bashku me Amadeo Fufin, 28 vjeç. Sipas Policisë, i riu ka tentuar të përplasë me makinë efektivët, duke rrezikuar jetën e tyre.

Policia thekson më tej se Amadeo Fufi ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë dhe e ka drejtuar në drejtim të uniformave blu.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivët kanë ndërhyrë për neutralizimin e situatës, ku si pasojë mbeti i plagosur Leonard Dema. Ai u transportua menjëherë drejt Spitalit të Traumës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, Amadeo Fufi u arrestua në flagrancë, ndërsa gjatë operacionit u sekuestrua edhe arma e zjarrit që ai posedonte.

Vazhdo të lexosh

Reklamë