E diel, 22 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 19:40 Në vijim ora 19:40: E-Zone Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Vendi

Aksidenti në Lezhë, policia: Viktimë shoferi 56-vjeçar, arrestohet shoferi tjetër

Një aksident i rëndë ndodhi mbrëmjen e vonë të së martes në autostradën Mamurras – Laç, ku një person humbi jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur rëndë.

Policia bën me dije se rreth orës 23:30, të datës 19.05.2026, në aksin rrugor Thumanë–Laç, automjeti që drejtonte 20-vjeçari, hstetasi me iniciale O.P, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin N. Gj., 56 vjeç.

Si pasojë e aksidentit, shtetasi N. Gj. ka humbur jetën, ndërsa janë dëmtuar shtetasit P. Gj., 75 vjeç, M. Gj., 70 vjeçe dhe V. Gj., 56 vjeçe, pasagjerë në automjetin tjetër, të cilët janë transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Dy automjetet po lëviznin në të njëjtin drejtim në momentin e përplasjes dhe si psojë një nga makinat doli jashtë rrugës.

Nga të dhënat e para dyshohet se njëri prej automjeteve ka goditur mjetin tjetër nga pas, duke bërë që të dyja të humbnin kontrollin dhe të përfundonin jashtë karrexhatës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë