E hënë, 16 Nëntor 2026 Film TV deri në 00:55 Në vijim ora 00:55: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Falja e detyrimeve për bizneset, Tatimet publikojnë afatet për subjektet që përfitojnë

Tatimet kanë përcaktuar afatet për subjektet që janë përfituese nga ligji i faljes së detyrimeve tatimore.

Nga 10 qershori nis zbatimi deri në fund të muajit ku subjektet që paguajnë 50% të principalit për periudhën 2015–2019 përfitojnë fshirjen e pjesës tjetër të borxhit dhe të gjithë gjobave e interesave.

Tatimet kërkojnë gjithashtu që deri në fund të qershorit të dorëzohen edhe deklaratat e padorëzuara deri më 31 dhjetor 2024, për të përfituar faljen e gjobave për vonesat.

Më tej, deri më 30 nëntor dorëzohet akti i heqjes dorë nga ankimi, ndërsa 31 dhjetori 2026 është afati final për përfitimet e skemës së faljes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë