Presidenti rus Vladimir Putin ka mbërritur në Pekin, ku pritet të zhvillojë një takim të rëndësishëm me presidentin kinez Xi Jinping.
Sipas mediave ndërkombëtare, në qendër të diskutimeve do të jenë lufta në Ukrainë, tensionet me Iranin, si dhe zhvillimet e fundit në arenën ndërkombëtare.
Dy liderët pritet të diskutojnë edhe për bashkëpunimin mes Kinës dhe Rusisë në tregti, ekonomi dhe ushtri.
Në axhendën e takimit do të jetë edhe rezultati i bisedës së fundit të Xi Jinping me presidentin amerikan Donald Trump.
Para takimit mes dy presidentëve, delegacionet e të dy vendeve do të zhvillojnë bisedime zyrtare.
Gjatë vizitës në Pekin, Putin do të takohet edhe me kryeministrin kinez Li Qiang, ndërsa do të marrë pjesë në aktivitete kulturore dhe programe të përbashkëta mes Rusisë dhe Kinës.





