E premte, 16 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja makabre e shqiptares Ilaria Sula, Prokuroria e Romës kërkon burg përjetë për autorin e krimit

Prokuroria e Romës ka kërkuar burgim të përjetshëm për Mark Samson, autorin e vrasjes së studentes shqiptare, Iliaria Sulës, i cili ishte dhe i dashuri i saj.

I riu filipinez e ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa akuzohet për vrasje të rëndë me paramendim dhe fshehje të trupit të viktimës. Gjatë argumenteve të tyre përfundimtare, prokurorët deklaruan se vrasja u planifikua nga Samsoni dhe u ekzekutua ftohtësisht

Reklamë

laria Sula u godit me thikë brenda një apartamenti në Romë nga i dashuri i saj filipinas. 23-vjeçari më pas e futi trupin e viktimës brenda një valixheje dhe e dërgoi në një zonë pyjore në Poli, ku u gjet nga autoritetet.

I riu filipinez u vu në pranga pas kohë pas ngjarjes, ndërsa për vrasjen u hetua dhe nëna e tij për fshehje të krimit. Ishin tabulatet e celularit të Ilarias që nxorrën zbuluar 23-vjeçarin, i cili përdori telefonin e studentes shqiptare për të shkëmbyer mesazhe, si edhe për të publikuar postime në rrjetet sociale të Ilarias.

Vazhdo të lexosh

Reklamë