E mërkurë, 21 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Makina përplaset me motorin në aksin Fier-Roskovec, një i lënduar në gjendje të rëndë

Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë ne aksin Fier- Roskovec në vendin e quajtur Kuman.

Një mjet tip “ Citroen” me drejtues shtetasin Alfred Satëri,  është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Mirjan Gergari , dhe si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka marre lëndime në trup.

Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier  në gjëndje të rëndë shëndetësore ,  ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të disiplinuar trafikun.

Më shumë video

Reklamë