Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
19 May 2026
Vizion fokus

Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër...

Hita paralajmëron nga Saranda: Zero tolerancë ndaj ndërtimeve pa...

Makina përplaset me motorin në aksin Fier-Roskovec, një i...

Shpërthen bomba në një makinë pranë Ministrisë së Mbrojtjes...

Vrasja makabre e shqiptares Ilaria Sula, Prokuroria e Romës...

I riu u plagos nga policia në Mamurras, detaje...

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e Operacionales, arrestohen...

“Irena Gjoka” rikthehet në SPAK, Gjykata: Dosja duhet të...

Kodi i ri Penal drejt fundit, Gogu: Do ta...

Gjenden trupat e zhytësve italianë, tragjedia ndodhi në “Shpellën...

Hita paralajmëron nga Saranda: Zero tolerancë ndaj ndërtimeve pa leje dhe policëve që tradhtojnë uniformën

19 Maj 17:22

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skender Hita, zhvilluan një takim me uniformat blu në Sarandë pas shkarkimeve të ditëve të fundit, për tolerancë në ndërtimet pa leje.

Në fjalën e tij Drejtori i Policisë, Skender Hita u shpreh se Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve dhe në mbrojtje të ligjit, ndërsa paralajmëroi se uniforma e policisë nuk do të përdoret kurrë si mburojë për paligjshmëri.

Kreu i Policisë u ndal edhe te arrestimi i disa drejtuesve dhe punonjësve të policisë, të implikuar në favorizimin dhe lejimin e ndërtimeve pa leje në një nga komisariatet më të rëndësishme të vendit. Ai e cilësoi këtë situatë të papranueshme për integritetin e institucionit dhe garantoi se çdo punonjës policie që shkel ligjin do të përballet me drejtësinë, pavarësisht gradës apo funksionit që mban.

Fjala e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit:

Policia e Shtetit është një organizatë në mbrojtje të ligjit, në mbrojtje të qytetarëve dhe në shërbim të tyre. Ky është misioni ynë dhe mbi këtë mision ndërtohet besimi që qytetarët duhet të kenë te uniforma e Policisë së Shtetit.

Sot nuk jemi këtu vetëm për të folur për një rast paligjshmërie. Jemi këtu për të dhënë një mesazh të qartë: askush nuk është mbi ligjin dhe uniforma e Policisë së Shtetit nuk do të përdoret kurrë si mburojë për paligjshmërinë.

Në këtë kontekst, sot ndihem i keqardhur dhe njëkohësisht i vendosur, pasi në një nga komisariatet më të rëndësishme të vendit, i cili nga struktura funksionon në nivel drejtorie vendore, janë arrestuar drejtues dhe punonjës të niveleve të ndryshme, për shkak të implikimit të tyre në favorizimin dhe lejimin e ndërtimeve pa leje.

Kjo është e papranueshme për integritetin e Policisë së Shtetit. Është e papranueshme për mua, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, që një punonjës policie të bëhet palë me shkelësit e ligjit. Kushdo që mban uniformën e Policisë së Shtetit duhet të jetë në anën e ligjit dhe të qytetarëve, jo në anën e paligjshmërisë.

Kur një punonjës policie apo agjencie ligjzbatuese devijon nga ligji, nuk dëmtohet vetëm institucioni, por cenohet besimi i qytetarëve te shteti dhe te drejtësia. Pikërisht për këtë arsye, reagimi ynë duhet të jetë i menjëhershëm, i fortë dhe pa asnjë kompromis.

Por dua të jem shumë i qartë: veprimet e disa individëve nuk përfaqësojnë Policinë e Shtetit. Policia e Shtetit mbetet e vendosur për të parandaluar dhe goditur fenomenin e ndërtimeve pa leje dhe çdo paligjshmëri tjetër, pa asnjë kompromis.

Në të njëjtën kohë, duhet ta themi hapur dhe me sinqeritet se parandalimi i ndërtimeve pa leje nuk është vetëm detyrë e Policisë së Shtetit. Pa diskutim që policia ka barrën kryesore në zbatimin e ligjit dhe në goditjen e paligjshmërisë, por ky është një proces që kërkon bashkëpunim dhe koordinim të përhershëm institucional.

IMT-ja, Policia Bashkiake, IKMT-ja, pushteti vendor dhe çdo institucion përgjegjës duhet të bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin, për të parandaluar në kohë çdo rast paligjshmërie. Cilido prej këtyre institucioneve që merr indicie, informacion apo konstaton paligjshmëri, duhet të veprojë menjëherë dhe në koordinim me aktorët e tjerë, duke mos lënë asnjë hapësirë për tolerim apo zvarritje.

Ndërtimet pa leje dëmtojnë imazhin e qytetit, cenojnë zhvillimin urban, rëndojnë infrastrukturën, dëmtojnë pronën publike dhe private, por mbi të gjitha dëmtojnë të ardhmen turistike të Sarandës, një qytet që është një nga destinacionet më të rëndësishme turistike të vendit.

Ndaj, reagimi ynë duhet të jetë i përbashkët dhe i vendosur.

Jemi në prag të sezonit turistik dhe bashkëpunimi institucional është jetik, jo vetëm për parandalimin e ndërtimeve pa leje, por edhe për garantimin e rendit, sigurisë publike, sigurisë në plazhe, kontrollit të mjeteve lundruese dhe krijimin e standardeve që qytetarët dhe turistët presin nga ne.

Policia e Shtetit do të jetë në terren, me tolerancë zero ndaj paligjshmërisë, por presim që çdo institucion të marrë përgjegjësitë e veta dhe të veprojë me të njëjtën vendosmëri.

Pa diskutim, edhe drejtësia duhet të jetë e fortë dhe e vendosur ndaj çdo punonjësi publik apo çdo shtetasi që shkel ligjin dhe cenon interesin publik. Prokuroria është mburoja jonë në aspektin e zbatimit të ligjit, ndërsa gjykata është pasqyra e punës sonë, duke garantuar që të gjithë ata që janë përgjegjës për paligjshmëri, përfshirë rastet e ndërtimeve pa leje, të përballen me drejtësinë.

Cilido qytetar që disponon informacion, qoftë edhe për neglizhencë të punonjësve të policisë në dëgjimin dhe trajtimin e shqetësimeve të qytetarëve apo të rasteve të paligjshmërisë, jo vetëm në fushën e krimeve mjedisore, por në çdo fushë ku paligjshmëria gjen terren dhe lulëzon, apo për mbyllje sysh dhe bashkëpunim me shkelësit e ligjit, të më përcjellë 24/7 informacion të bazuar në prova dhe fakte.

Dua t’i siguroj sot jo vetëm qytetarët e Sarandës, por qytetarët në mbarë vendin, se jam shumë i vendosur për të larguar nga Policia e Shtetit dhe për t’i çuar para drejtësisë, pa asnjë hezitim, në bashkëpunim me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore dhe Prokurorinë, cilindo punonjës policie, pavarësisht nivelit apo gradës që mban.

Zbatimi i ligjit, për mua si Drejtor i Përgjithshëm dhe për institucionin që drejtoj, është primar, ashtu siç është primar edhe shërbimi ndaj qytetarëve. Përmbushja e këtyre dy objektivave madhore kërkon integritet, vullnet, bashkëpunim dhe mbështetje për njerëzit që punojnë çdo ditë në terren. Kjo mbështetje dhe ky bashkëpunim nga ana ime nuk do t’u mungojnë kurrë.

Nuk do të toleroj askënd që tradhton detyrën. Ky është standardi që kam ndjekur që ditën e parë të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm dhe nga ky standard nuk do të tërhiqem në asnjë moment gjatë ushtrimit të detyrës sime.

Policia e Shtetit, me mbështetjen e qytetarëve dhe bashkëpunimin me agjencitë ligjzbatuese, do të vazhdojë të pastrohet nga çdo individ që cenon ligjin dhe besimin e qytetarëve. Ky është një detyrim ndaj qytetarëve, ndaj uniformës dhe ndaj Shqipërisë që duam të ndërtojmë.

Qytetarët kanë nevojë të besojnë te Policia e Shtetit. Dhe ky besim nuk fitohet me fjalë, por me veprime, me ndershmëri dhe me rezultate konkrete. Ata presin nga ne jo justifikime, por rezultate dhe detyra jonë është t’ua japim ato.

Posted Under:
Anash Kronike

Nga e njëjta kategori

Protesta për shqipen në Shkup, ministri i Drejtësisë kundër studentëve: Gjuha maqedonase është detyrim

më shumë...

Makina përplaset me motorin në aksin Fier-Roskovec, një i lënduar në gjendje të rëndë

më shumë...

Shpërthen bomba në një makinë pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Damask, një i vdekur dhe 18 të plagosur

më shumë...

Vrasja makabre e shqiptares Ilaria Sula, Prokuroria e Romës kërkon burg përjetë për autorin e krimit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

5:56

Protesta për shqipen në Shkup, ministri i...

5:22

Hita paralajmëron nga Saranda: Zero tolerancë ndaj...

5:04

Makina përplaset me motorin në aksin Fier-Roskovec,...

4:56

Shpërthen bomba në një makinë pranë Ministrisë...

4:22

Vrasja makabre e shqiptares Ilaria Sula, Prokuroria...

3:57

I riu u plagos nga policia në...

3:52

Tentuan të përplasnin me automjet efektivët e...

3:30

Helmimi i 52 studentëve të Akademisë së...

3:08

Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për...

2:58

Bordi i Transparencës vendos çmime të reja,...

2:53

“Irena Gjoka” rikthehet në SPAK, Gjykata: Dosja...

2:52

Kodi i ri Penal drejt fundit, Gogu:...

2:50

Gjenden trupat e zhytësve italianë, tragjedia ndodhi...

2:43

“Ka ndezur vetëm një motor”, kushëriri i...

2:02

Trump anulon sulmin ndaj Iranit: Do të...

1:11

“Ferma VIP” vendos tjetër rekord, një bilion...

12:58

“Amnistia penale do të ndodhë patjetër”, ministri...

12:36

“IBAR ka kaluar nga grupi i punës...

11:45

I kishte sjellë nga Saranda, kapet në...

11:42

Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, dy...

Më të klikuarat

  • Bordi i Transparencës vendos çmime të reja, rritet nafta
  • Një shaka që “i ngriu gjakun” Ilirit, fermeri merr surprizën...
  • Aksident në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin 57...
  • “Ta tregoj unë ty”, Moza: Zhaku po më kërcënon, flet me fjal...
  • Aksident i trefishtë në aksin Korçë-Pogradec, dy të plagosur
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.