Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë ne aksin Fier- Roskovec në vendin e quajtur Kuman.
Një mjet tip “ Citroen” me drejtues shtetasin Alfred Satëri, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Mirjan Gergari , dhe si pasojë e goditjes së fortë drejtuesi i motomjetit ka marre lëndime në trup.
Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier në gjëndje të rëndë shëndetësore , ndërkohë që shërbimet e policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar menjëherë ne vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit në fjalë si dhe për të disiplinuar trafikun.





