Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Balla ka ironizuar pjesëmarrësit.
Ai publikoi një video me flamingo dhe tha se protesta tashmë i përket kreut të PD Sali Berisha, me protestues që kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
“KJO TANIMË ËSHTË PROTESTA E SALIUT
Protesta nuk është më e flamingove! Flamingot e bukur i kanë zëvendësuar prurjet e kënetës opozitare, shtuar këtu për fundjavat e plazhit edhe sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore”, shkruan Balla.





