E hënë, 19 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Zbulohet shifra, ja sa do të paguajë klubi turk për futbollistin e Kombëtares

Ylber Ramadani do të vazhdojë karrierën e tij në radhët e klubit turk te Corum, pasi i ka dhënë lamtumirën skuadrës së Leçes.

Edhe klubi italian zyrtarizoi lamtumirën e mesfushorit, i cili në tre sezonet e fundit kishte mbrojtur me sukses ngjyrat e kësaj skuadre për të siguruar mbijetesën në Serinë A.

Reklamë

Tani pritet vetëm prezantimi i Ramadanit në klubin e ri, pasi do të udhëtojë drejt Turqisë për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën në kontratën që e lidh me klubin turk. Por ndërkohë, është mësuar edhe shifra që do të paguajë klubi turk për kartonin e Ramadanit.

Sipas mediave pranë klubit të Leçes, shifra që do të paguhet është 1 milionë euro, që është vlerësuar si e mjaftueshme për të bërë të mundur këtë transferim.

Reklamë

Në fakt, Leçe ishte gati të mbante futbollistin i cili kishte edhe një vit kontratë të mbetur me klubin italian.

Por dëshira e Ramadanit ishte që të largohej për të provuar një eksperiencë të re në klubin turk, i ngjitur në këtë sezon në elitë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë