E hënë, 19 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 12 minuta më parë
Sport

Amorim mbërrin te Milani, zbulon premtimin që i bëri vetës pas largimit nga United

Ruben Amorim ka zbuluar se pas shkarkimit nga Mançester Junajtid i ka bërë vetes një premtim.

Duke folur sot për mediat pas mbërritjes në Milano, trajneri portugez tha se kishte vendosur të kërkonte një sfidë më të vogël pas largimit të tij nga Old Trafford, por që gjeti një sfidë edhe më të madhe.

Reklamë

Ai tha fillimisht në italisht: “Jam vërtet shumë i lumtur që jam këtu. Është një nder të jem trajner i Milanit.”

I pyetur pse zgjodhi Milanin, ai u përgjigj në anglisht: “Është një klub që është vërtet i veçantë për mua. Është një sfidë e madhe. I premtova vetes, pas asaj të fundit, se do të zgjidhja një sfidë më të vogël. Por unë jam këtu, është një (sfidë) edhe më e madhe. Jam shumë krenar që jam këtu. Dua vetëm të punoj me lojtarët e mi, me stafin tim dhe jam shumë i lumtur që jam këtu”, përfundoi tekniku i ri i Milanit që vjen si pasues i Masimiliano Alegrit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë