E hënë, 19 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Aplikoni për programin Siguria dhe Hetimi”, Lamallari thirrje të rinjve: Bashkohuni me Policinë e Shtetit

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, përmes një postimi në rrjetet sociale u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve, që të bëhen pjesë e Policisë së Shtetit.

Ai ka ftuar të rinjtë dhe të rejat që të aplikojnë për programin “Siguria dhe Hetimi” dhe të nisni një rrugëtim sfidues si shërbëtorë publikë të ligjit në Shqipërinë sot dhe Shqipërinë e së nesërmes së afërt në BE????????????????.

Reklamë

Lamallari shkruan se Policia e Shtetit ka nevojë për një brez të ri vajzash dhe djemsh që duan të bëjnë diferencën, të mbrojnë qytetarët dhe të mbajnë me krenari uniformën e shtetit.


Postimi:

Reklamë

Ka momente në jetë kur nuk zgjedh thjesht një profesion, por një mision. E tillë është edhe karriera në Policinë e Shtetit. Nëse beson se ndershmëria, guximi dhe përgjegjësia nuk janë vetëm fjalë, por vlera për të cilat ia vlen të jetosh e të shërbesh, atëherë vendi yt mund të jetë në Akademinë e Sigurisë????‍♂️????????

Ju ftoj të aplikoni për programin “Siguria dhe Hetimi” dhe të nisni një rrugëtim sfidues si shërbëtorë publikë të ligjit në Shqipërinë sot dhe Shqipërinë e së nesërmes së afërt në BE????????????????

Policia e Shtetit ka nevojë për një brez të ri vajzash dhe djemsh që duan të bëjnë diferencën, të mbrojnë qytetarët dhe të mbajnë me krenari uniformën e shtetit. Shqipëria ka nevojë për më të mirët???????????? Gjeni më shumë informacion në linkun bashkëlidhur????????

https://asp.gov.al/hapet-aplikimi-per-konkurrim-per…/

Vazhdo të lexosh

Reklamë