Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile, rriten...

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së Botës që...

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të...

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në 5 miliardë...

“Rënia e euros vjen nga forcimi i lekut”, Rama:...

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset...

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe...

Sulm në një ndërtesë banimi në Kiev, humbin jetën 24 persona

15 Maj 17:05

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri të ditur të premten se sulmi raketor rus ndaj një ndërtese banimi në Kiev, i ndodhur një ditë më parë, ka lënë të vdekur 24 persona, mes tyre edhe tre fëmijë.

Sipas Zelenskyt, ekipet e emergjencës përfunduan kërkimet në rrënojat e ndërtesës pas më shumë se një dite operacionesh shpëtimi. Ai e publikoi informacionin përmes platformës X.

Raketa goditi një bllok banimi nëntëkatësh, ndërsa forcat ajrore ukrainase deklaruan se bëhej fjalë për sulmin më të madh ajror rus ndaj Ukrainës që nga fillimi i pushtimit të plotë, raporton AP.

Sulmi kishte në shënjestër kryesisht kryeqytetin ukrainas, Kievin, ku sipas autoriteteve u plagosën 48 persona, përfshirë dy fëmijë.

Rusia ka intensifikuar sulmet ajrore ndaj Ukrainës pas armëpushimit të përkohshëm të datave 9-11 maj, për të cilin presidenti amerikan Donald Trump tha se u kishte kërkuar Zelenskyt dhe presidentit rus Vladimir Putin ta respektonin. Megjithatë, luftimet vazhduan edhe gjatë atyre 72 orëve, ndonëse me intensitet më të ulët.

Sulmet e kësaj jave bien ndesh me deklaratat e fundit të Trumpit dhe Putinit, të cilët kishin lënë të kuptohej se lufta, tashmë në vitin e saj të pestë, mund të jetë pranë përfundimit.

Presidenti ukrainas ka njoftuar gjithashtu se Ukraina ka kthyer në atdhe 205 pjesëtarë të forcave të armatosura që mbaheshin në robëri nga Rusia, në kuadër të fazës së parë të një shkëmbimi më të madh të të burgosurve të luftës.

Ky lirim të burgosurish u zhvillua si pjesë e marrëveshjes në armëpushimin treditor mes palës ruse e ukrainase.

Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord të shkëmbejnë nga 1.000 të burgosur lufte secila palë.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
ukarine viktima Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile, rriten tensionet në Lindjen e Mesme

më shumë...

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

më shumë...

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së Botës që ngjajnë me vepra arti historike

më shumë...

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj tregon bashkëpunimin me kompozitorin Ludwig Göransson

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:53

Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e...

6:31

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës...

5:43

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për...

5:09

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së...

4:29

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit...

4:03

Orikumi plot me turistë të huaj, operatorët:...

3:53

Përndjekja e avokatëve në diktaturë, Autoriteti i...

3:38

Zjarr në zonën e Mifolit, flakët përfshijnë...

3:26

Tirana Central Park, një vizion i ri...

3:25

Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar...

2:54

Qeveria i jep imunitet Guvernatorit, prjoktligji i...

2:46

Shfrytëzimi i fëmijëve për lypje, taskë-forca kontrolle...

2:45

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë...

2:34

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në...

1:50

“Rënia e euros vjen nga forcimi i...

1:28

“Askush të mos thotë se nuk ka...

1:13

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik...

1:09

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të...

12:05

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona...

11:58

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: B...
  • Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në...
  • “E gjithë Shqipëria do të jetë live”, Smart City...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.