Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 July 2026
Vizion fokus

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile, rriten...

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së Botës që...

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë mundësi të...

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në 5 miliardë...

“Rënia e euros vjen nga forcimi i lekut”, Rama:...

“Askush të mos thotë se nuk ka financim”, Rama:...

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik i qeverisë...

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të mbështesim bizneset...

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit tensionet dhe...

Opozita serbe në Kosovë paraqet ankesë ndaj vendimit të KQZ-së për moscertifikim

15 Maj 17:00

Lista e përbashkët e partive opozitare serbe në Kosovë, “Bashkë fitojmë” është ankuar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e certifikojë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit.

KQZ tha se lista nuk ka përmbushur kriterin ligjor për numrin e nevojshëm të nënshkrimeve, duke shtyrë nismën që të ankohet në Panelin për Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa.

Në listën e “Bashkë fitojnë” janë kandidatë nga gjashtë subjekteve politike opozitare serbe në Kosovë: Lëvizja Popullore Serbe, Aleanca e Kosovës, Fytyra e Re dhe Demokracia Serbe, si dhe iniciativat qytetare Veriu për të Gjithë dhe Rrënjët.

Nga kjo listë thanë më 15 maj se kanë dorëzuar ankesën në PZAP, duke e vlerësuar vendimin e KQZ-së si “të paprecedent”, pasi sipas tyre, si arsye për refuzim për pjesëmarrje në zgjedhje është përmendur fakti që pranë disa emrave nuk ishin shënuar numrat e telefonit të nënshkruesve.

Në njoftim u tha se nisma ka dorëzuar rreth 1.400 nënshkrime, që është më shumë se kriteri ligjor i kërkuar.

“Në interes të demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve për të zgjedhur”, lista “Bashkë fitojmë” pret që t’i miratohet kërkesa për pjesëmarrje në zgjedhje, u tha në njoftim.

“Kjo nuk është vetëm beteja jonë. Kjo është betejë për të drejtën e popullit tonë që të ketë përfaqësim autentik dhe të lirë, pa tutorë, pa ndërmjetës të imponuar dhe pa afate nate të menduara që të mos mund të përmbushen”, u tha në njoftim.

Më herët, Ivan Vuçkoviç, nga nisma qytetare Rrënjët, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se një pjesë e opozitës serbe është bashkuar për të treguar se ekziston “një zë tjetër politik”, i pavarur nga politika zyrtare e Prishtinës dhe Beogradit.

Ai po ashtu ka thënë se synimi ishte që pjesëtarëve të komunitetit serb t’u ofrohet “një perceptim ndryshe i rrethanave politike”, si dhe të jenë “zëri i tyre autentik” dhe alternativë reale ndaj Listës Serbe dhe Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë të Nenad Rashiçit.

Ndryshe, Lista Serbe që nga themelimi i saj vepron me mbështetjen e Beogradit, ndërkaq Nenad Rashiç shihet si partner i Qeverisë së Albin Kurti, në të cilën ai në dy mandate ka qenë ministër për Komunitete dhe Kthim. Këto dy parti janë certifikuar për pjesëmarrjen në votimet e qershorit.

Për shkak të nënshkrimeve të pavlefshme, KQZ-ja nuk e ka certifikuar as partinë politike SDA – Partia e Veprimit Demokratik, që përfaqëson komunitetin boshnjak në Kosovë.

Më herët, Lista Serbe tri herë nuk ishte certifikuar për pjesëmarrje në zgjedhje pas kundërshtimeve të anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, të cilët kishin votuar kundër, duke hasur në kritika nga faktori ndërkombëtar. Por, më pas këto vendime ishin hedhur poshtë nga PZAP-i.

Për pjesëmarrje në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit janë certifikuar tri koalicione, 17 parti politike dhe një kandidat i pavarur.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë po mbahen pasi Kuvendi i Kosovës nuk arriti ta zgjedhë presidentin e ri brenda afateve kushtetuese.

Partitë politike nuk arritën konsensus rreth zgjedhjes së presidentit pasi Vjosa Osmanit i përfundoi mandati pesëvjeçar në fillim të prillit.

Këto do të jenë zgjedhjet e treta parlamentare në 18 muajt e fundit në Kosovë, pas zgjedhjeve të mbajtura në shkurt dhe dhjetor të vitit 2025./REL

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
opozita Serbe Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës civile, rriten tensionet në Lindjen e Mesme

më shumë...

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për cunami

më shumë...

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së Botës që ngjajnë me vepra arti historike

më shumë...

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit Vendim Kapaj tregon bashkëpunimin me kompozitorin Ludwig Göransson

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:53

Raporti i Komisionit Evropian për Sundimin e...

6:31

Irani akuzon SHBA-në për sulme ndaj infrastrukturës...

5:43

Tërmeti i fortë godet Meksikën, paralajmërim për...

5:09

10 fotografitë më mbresëlënëse të Kupës së...

4:29

Polifonia në filmin “Odisea”, mjeshtri i fyellit...

4:03

Orikumi plot me turistë të huaj, operatorët:...

3:53

Përndjekja e avokatëve në diktaturë, Autoriteti i...

3:38

Zjarr në zonën e Mifolit, flakët përfshijnë...

3:26

Tirana Central Park, një vizion i ri...

3:25

Tentoi të vriste me thikë një 59-vjeçar...

2:54

Qeveria i jep imunitet Guvernatorit, prjoktligji i...

2:46

Shfrytëzimi i fëmijëve për lypje, taskë-forca kontrolle...

2:45

Shtyhet afati për AMPT-të, qytetarët do kenë...

2:34

Qeveria rrit fondin e Garancisë Sovrane në...

1:50

“Rënia e euros vjen nga forcimi i...

1:28

“Askush të mos thotë se nuk ka...

1:13

Tabaku: Euro në minimum historik, modeli ekonomik...

1:09

“Dyfisho sipërmarrjen tënde”, Rama: Synimi ynë të...

12:05

Dhunohet punonjësi i policisë, Sarandë, disa persona...

11:58

Hoxha takon homologun serb: Retorika që nxit...

Më të klikuarat

  • Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do...
  • Konflikti në Poliklinikën e Shkodrës, momenti kur 32-vjeçari...
  • Përmet/ Përshtati banesën si thertore dhe hidhte mbetjet në...
  • Karaj: Zgjedhjet e parakohshme e bëjnë Ramën mbret! Hitaj: B...
  • “Qytetarët nuk ndihen të përfaqësuar”, Çepani për protestën:...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.