Mbrëmja e 14-të e spektaklit Ferma VIP në ekranin e Vizion Plus solli një tjetër prime të mbushur me emocione të forta, debate të ashpra dhe dinamika.
Mbrëmja nisi më një vendim të rëndësishëm lidhur me qëndrimin e Indrit në Fermë. pas dëmttimit të tij gjatë një ndeshjeje volejbolli, mjekët rekomanduan që ai të shmangë punët e rënda deri në rikuperimin e plotë. ishin fermerët ata që duhet të votonin nësë Indri duhet tq vijonte garën ose jo. Unanimisht ata vendosën që Indri të vijojë garën, duke marrë përsipër edhe detyrat e tij të përditshme.
Ndërkohë, hyrja e dy fermereve të reja, Zhakut dhe Kostanës, ka trazuar menjëherë atmosferën në shtëpi. Afrimiteti i tyre me Mozën ngriti dyshime dhe diskutime dhe pikëpyetje mes fermerëve.
Edhe Sara Karaj reagoi ashpër, duke i akuzuar vajzat se po përpiqen të përfitojnë nga popullariteti i Mozës. Gjithashtu Sara rrëfeu se është ndjerë e sulmuar psikologjikisht që në hyrjen e Zhakut në fermë. Debati solli reagime edhe nga fermerët e tjerë.
Sa i takon lojës, publiku shpëtoi Mozën nga televotimi, duke e shpallur fermeren më të votuar. Ndërsa Sara, Blerina, Henri dhe Dj Bujaka u përballën në një sfidë ku iu bashkua edhe Vanesa, e zgjedhur nga fituesit e lojës së volejbollit. Në fund, Dj Bujaka rezultoi fitues i sfidës, duke çuar në televotim Henrin, Sarën, Vanesën dhe Blerinën. Por edhe kjo sfidë u shoqërua me debate të forta, pasi Blerina dhe Sara akuzuan Bujakën për sjellje agresive gjatë lojës. ndërsa publiku do të votojë deri të premten për të shpëtuar njërin nga katër të nominuarit.
Në qendër të vëmendjes vijoi të ishte edhe raporti mes Mozës dhe Adit. Pas largimit të tij, Veprimet e Mozës u interpretuan nga fermerët si ndjenja që shkojnë përtej miqësisë.
Emocione të forta solli edhe surpriza për Blerinën në Ditën Ndërkombëtare të Nënës. Pas një letre prekëse kushtuar nënës së saj, fermerja mori një mesazh plot dashuri dhe më pas u surprizua nga takimi me të vëllanë, pas gati një muaj e gjysmë izolimi në fermë.
Një tjetër moment interesant ishte “Avantazhi i Breshkës”, ku Romiri, Soni dhe Vanesa patën mundësinë të merrnin informacione nga jashtë. Romiri zgjodhi të dëgjonte lajme për vajzën e tij dhe studimet e saj, ndërsa Soni vendosi të përballej me titujt e portaleve, duke mohuar disa prej deklaratave që qarkullonin për të. Vanesa, nga ana tjetër, refuzoi të shihte çdo informacion nga jashtë, duke pranuar se çdo ndikim mund të ndikonte emocionalisht në gjendjen e saj brenda fermës.
Mes emocioneve, debateve dhe aleancave të reja, prime i 14-të tregoi se loja po hyn në një fazë gjithnjë e më të fortë, ndaj mos himbisni asnjë moment të Ferma Vip live 24 orë dhe në përmbledhjen ditore në oren 17.00 në ekranin e Vizion Plus.
/vizionplus.tv





