Kolonja po kthehet gjithnjë e më shumë në një destinacion të preferuar për të apasionuarit pas çiklizmit. Grupi i radhës që po shëtit zonën me biçikleta, është nga Italia.
“Është hera e parë në Shqipëri, dua të them se gjithçka është fantastike. Njerëzit mikpritës kudo. Është hera e parë por jo e fundit.”
“Për mua është hera e tretë që vij. Vij sepse këtu është ndryshe nga Italia. Çmimet janë më të ulëta, ushqimet me të bollshme, njerëzit me mikpritës, natyra me e bukur. Madje ju na respektoni shumë kur ne ecim me biçikleta.”
“Është hera e katërt në Kolonjë, përherë me biçikletën time. Jam kthyer se ndihem mirë këtu.”
Shoqëruesi shqiptar thotë se shumë prej turistëve të huaj që vizitojnë një herë Shqipërinë kthehen sërish.
“Ky është grup qe një pjesë e tyre ka qenë e më parë në Shqipëri. Më parë kanë qenë në veri, tani në jug. Në këtë rast janë italianë dhe po kënaqen shumë. Natyra u duket fantastike, njerëzit mikpritës, njerëzit na durojnë në trafik, jemi grup i madh.”
Kolonja po dëshmon se turizmi sportiv e sidmos eksplorimi i natyrës është një mundësi e re zhvillimi për zonën.





