Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
20 April 2026
Vizion fokus

Berisha: Pres “përballjen e shekullit”. Kreu i PD flet...

“Shumë vende evropiane e kanë kërkuar…”, Rama: Marrëveshja për...

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për cunami

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane për bisedime...

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi, mbi 9...

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë vejushat e...

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe mbetet i...

Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

Zyrtari iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do të dorëzohet...

Deklarata e Trump për sekuestrimin e një anijeje iraniane,...

Deklarata e Trump për sekuestrimin e një anijeje iraniane, rritet ndjeshëm çmimi i naftës

20 Prill 08:40

Çmimet globale të naftës u rritën ndjeshëm në tregjet aziatike të hënën në mëngjes, pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se SHBA ka interceptuar dhe sekuestruar një anije mallrash me flamur iranian. Ky zhvillim vjen në një moment tensionesh të larta në rajon, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet energjetike.

Situata u përshkallëzua më tej pasi Irani njoftoi të shtunën mbylljen e Ngushticës së Hormuzit për anijet tregtare, duke paralajmëruar se çdo mjet që afrohet do të konsiderohet objektiv. Si pasojë, nafta Brent u rrit me 4.74%, duke arritur në 94.66 dollarë për fuçi, ndërsa West Texas Intermediate u rrit me 5.6%, në 88.55 dollarë.

Tregjet e energjisë kanë pësuar luhatje të forta që prej sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit më 28 shkurt, si dhe reagimeve të Teheranit për të goditur transportin detar në këtë zonë strategjike. Rreth 20% e furnizimit global me naftë dhe gaz natyror të lëngshëm kalon përmes kësaj ngushtice.

Ndërkohë, presidenti Trump ka bërë të ditur se përfaqësues amerikanë do të zhvillojnë bisedime në Pakistan, të udhëhequra nga zv/presidenti JD Vance. Megjithatë, media shtetërore iraniane ka raportuar se Teherani nuk ka plane të menjëhershme për të marrë pjesë në negociata.

Ekspertët theksojnë se paqëndrueshmëria në tregjet e naftës lidhet jo vetëm me zhvillimet reale në terren, por edhe me deklaratat politike dhe tensionet në rritje. Ndërkohë, kriza ka filluar të ndikojë në furnizimin global me energji, veçanërisht në Azi, e cila mbështetet në masë të madhe tek kalimi përmes Ngushticës së Hormuzit.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Çmimi I Naftës Nafta

Nga e njëjta kategori

Zbulohen parcela kanabisi në Librazhd, arrestohen dy persona

më shumë...

Kurti përjashton zgjedhjet e reja: Nuk janë opsion, partitë të tregojnë vullnet për presidentin

më shumë...

Berisha: Pres “përballjen e shekullit”. Kreu i PD flet nga SPAK për thirrjne e Ramës dëshmitar në procesin Partizani

më shumë...

Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin në polici

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

12:00

Zbulohen parcela kanabisi në Librazhd, arrestohen dy...

11:55

Kurti përjashton zgjedhjet e reja: Nuk janë...

11:48

Berisha: Pres “përballjen e shekullit”. Kreu i...

11:41

Zhduket 14-vjeçari në Tiranë, nëna jep alarmin...

11:32

“Shumë vende evropiane e kanë kërkuar…”, Rama:...

11:10

Tërmeti i fortë godet Japoninë, paralajmërim për...

10:46

Ministria e Jashtme iraniane: Nuk ka plane...

10:26

Një i arrestuar dhe dy zyrtarë nën...

10:17

Si duhet ta merrni vitaminën D që...

10:02

Zjarr masiv shkatërron fshatin bregdetar në Malajzi,...

10:01

Anëtarët e Hamasit abuzojnë s*ksualisht dhe shantazhojnë...

9:53

Vijon zjarri në landfillin e Bushatit, zjarrfikësit...

9:49

Fati i armëpushimit dhe bisedimeve për paqe...

9:11

Lëvizte i armatosur me pistoletë, arrestohet 32-vjeçari...

8:59

Ish-presidenti Radev triumfon në zgjedhjet në Bullgari

8:55

Zyrtari iranian: Ngushtica e Hormuzit nuk do...

8:40

Deklarata e Trump për sekuestrimin e një...

8:31

Drejtori i ri i Policisë së Shtetit,...

8:17

Horoskopi sot: Java nis me mundësi të...

7:58

Moti sot: Reshje shiu në disa zona,...

Më të klikuarat

  • Çoi turistët në Ujëvarën e Sotirës dhe po eksploronte natyrë...
  • Shtohen rastet me Sifiliz e Hiv Aids, mjekët apelojnë për kr...
  • Përplasja mes Veliajt e Dados, zbardhet debati i seancës në...
  • Drejtori i ri i Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj jep urdhr...
  • Të shtëna me armë në SHBA, vriten 8 fëmijë
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.