Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
30 April 2026
Vizion fokus

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema:...

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron të Hezbollahut

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun...

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake, nuk është...

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore: Një vit...

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi s’është bërë...

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar, të izolohen...

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte seancë normale....

Legalizimet/ Kryeministri Rama me kryebashkiakët: Çdo bashki të hapë zyrë juridike për të lehtësuar qytetarët

3 Prill 15:15

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me kryetarët e bashkive, ku në fokus ishte procesi i legalizimeve dhe përmirësimi i shërbimeve për qytetarët.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi nevojën që bashkitë të bashkëpunojnë më ngushtë me kadastrën për hartimin e planeve prioritare të legalizimit dhe përcaktimin e zonave ku duhet ndërhyrë me urgjencë.

Ai kërkoi që procesi të bëhet më i drejtë dhe më transparent, duke vendosur një sistem ku përparësi të kenë qytetarët që kanë aplikuar më herët, ndërsa komunitetet të informohen sipas zonave përkatëse.

Një nga propozimet kryesore ishte hapja e zyrave të posaçme të ndihmës juridike pranë bashkive, të cilat do të asistojnë qytetarët në aplikimet për legalizim.

“Kadastra, në bashkëpunim me çdo bashki, por këtu duhet angazhimi juaj, të ndërtojë planet prioritare të legalizimit. Në mënyrë që të legalizojmë procesin dhe ta bëjmë më të drejtë e transparent për aplikuesit duke vendosur një sistem ku ata që kanë aplikuar më parë janë të parët për të marrë përgjigje, po ashtu përcaktimi i zonave prioritare. Të kemi një punë të përbashkët dhe të koordinuar më të mirë. Duhet patjetër që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike për kadastrën. Ka shumë ankesa për kadastrën, por shumë prej tyre vijnë nga moskryerja e aplikimit në mënyrë të rregullt ligjore. Nuk ka asnjë problem që bashkitë të hapin një zyrë të ndihmës juridike enkas për shërbimin e kadastrës dhe legalizimeve. Është diçka që do të lehtësojë maksimalisht qytetarët në mënyrën e kuptimit sesi bëhet një legalizim. Këtë do ta ndjekë ministri i Pushtetit Vendor”, tha Rama.

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Bashkitë Legalizimet rama Zyre

Nga e njëjta kategori

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka grup që e mbështet, veprimi i Spiropalit do harrohet shpejt

më shumë...

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i Spiropalit? Mema: Veprim inatçor, Rama nuk do e përjashtojë

më shumë...

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”, Tafani zbulon arsyet: Ja pse nuk e donin Salianjin në garën për PD-në

më shumë...

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje për kreun e PD, Salianji: Partia Demokratike është më e madhe se çdo individ që tenton ta mbajë peng

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:49

Përplasja me Ramën, Minga: Nëse nuk ka...

10:44

Çfarë po ndodh brenda PS, reagimi i...

10:40

Ushtari izraelit vritet në sulmin me dron...

10:21

“Frikë nga skenari pas largimit të Berishës”,...

10:13

Nuk e regjistrua si kandidat në zgjedhje...

10:04

Gara për kreun e PD, Minga: Qesharake,...

9:54

Tafani kritika për zgjatjen e proceseve gjyqësore:...

9:45

Dëshmia e Ballës për “Partizanin”, Mema: Kallëzimi...

9:31

Politikanët në kafaz? Avokati: Standard i gabuar,...

9:22

Balla përballë Malltezit në GJKKO, Minga: Ishte...

9:04

SHBA-të i japin fund krizës 76-ditore, rihapet...

8:15

“Në PD s’ka garë”, Mërtiri: Me Sali...

7:59

Kruarja e lëkurës, simptoma e zakonshme që...

7:42

Ministri izraelit: Do të ndërmarrim sërish veprime...

6:47

KE publikon masa për mbrojtjen e konsumatorëve...

6:32

Sulmet izraelite në Libanin jugor, humbin jetën...

6:09

Makina përfundon në oborrin e banesës në...

6:08

VIDEO/ Autobusi bie në lumin Sena, shpëtohen...

5:54

SHBA shqyrton vendosjen e raketës hipersonike “Dark...

5:40

Bllokada detare në Hormuz, OKB: Rrezikohet ekonomia...

Më të klikuarat

  • “Vjen diçka nga e kaluara”, Horoskopi për muajin...
  • Sot në 12:00 mbyllet afati për kandidaturat, Berisha i vetmi...
  • “Mund të marrësh një lajm të rëndësishëm”, parashikimi i yje...
  • Mjeku Edmond Gashi Skandali tek Onkologjiku, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet...
  • Vendoset data, ja kur do të mbahen zgjedhjet e parakohshme n...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.