Mark Nika endet akoma në dyert e drejtësisë. 15 vite më parë, nipi iu vra në Bulevard nga plumbat që u derdhën nga godina e Kryeministrisë.
Ai vazhdon betejën, me shpresën që urdhëruesit e vrasjes së nipit të tij të marrin ndëshkimin e merituar.
Këtë të martë, ai është paraqitur në SPAK, aty ku do të zhvillojë një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho.
Mark Nika akuzon Sali Berishën se kishte krijuar një organizatë kriminale për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe thekson se qëllimin e tij e realizoi duke vrarë, duke masakruar provat e duke fshehur gjurmët. Xhaxhai i Aleks Nikës thotë se vrasjet e 21 janarit nuk ishin aksidentale, por kishte urdhër për vrasje dhe për të qëlluar drejt protestuesve.





