E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

21 janari/ Mark Nika në SPAK, takohet me Klodian Brahon (VIDEO)

Mark Nika endet akoma në dyert e drejtësisë. 15 vite më parë, nipi iu vra në Bulevard nga plumbat që u derdhën nga godina e Kryeministrisë.

Ai vazhdon betejën, me shpresën që urdhëruesit e vrasjes së nipit të tij të marrin ndëshkimin e merituar.

Këtë të martë, ai është paraqitur në SPAK, aty ku do të zhvillojë një takim me drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme Klodian Braho.

Mark Nika akuzon Sali Berishën se kishte krijuar një organizatë kriminale për të mbajtur pushtetin me dhunë dhe thekson se qëllimin e tij e realizoi duke vrarë, duke masakruar provat e duke fshehur gjurmët.  Xhaxhai i Aleks Nikës thotë se vrasjet e 21 janarit nuk ishin aksidentale, por kishte urdhër për vrasje dhe për të qëlluar drejt protestuesve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë