Ndryshe nga shumë fshatra të Mokrës që po përballen me braktisjen, Buzaishta, në njësinë administrative Velçan, vijon të mbetet një fshat që nuk është prekur nga ky fenomen. Me rreth 560 banorë, ky komunitet ka arritur të ruajë jetën rurale falë ujit të bollshëm, tokës pjellore dhe bujqësisë aktive.
Sipas banorëve Buzaishta nuk është braktisur sepse kanë pasur gjithmonë mundësi të punojnë tokën.
“Ka mbjellë tre rreshta dikur, pastaj erdhi holandezi, e ndalon babai dhe hyjnë rastësisht. Fshati Buzaisht sot ka 564 frymë, që i bie 94 familje. E vetmja arsye ka qenë patatja masivisht, nuk ka familje që nuk e kultivon. Marrin të ardhura të konsiderueshme. Për një dylym merrje 60 kunjtal. Kështu filloi misioni i patates. Ka patur mundësi për të investuar, shtëpitë, rrugën, i kemi bërë vet rrugicat”, shprehet banori Dëfrim Çela.
“Kishte rreth 40-50 fermerë e prodhonim vetem nje fare. Vitin tjetër na i sillte nga Holanda, superelite. Atëherë filloi mirëqenia. Kjo që arsye që nuk ikëm. Fshati jonë është i vetmi fshat qe e do tokën, kemi dhe ujë vaditje, kemi e dy rezervuar. Nuk kemi probleme si fshat. Uji e mban fshatin dhe punohet toka. O patate, o fasule o miser”, thot kryeplaku Hymer Çela.
Fshati ka shkollë funksionale me rreth 50 nxënës, ambulancë dhe shërbime bazike, ndërsa problemi kryesor mbetet infrastruktura rrugore dhe rrjeti i vjetër elektrik.
“Fshati këtu ka nevojë vetëm për rrugën, nga Velcani të lidhet deri në fshat. Kjo që pate është prishur, duhet zhvilluar, jemi 100 familje, gjynah te ikim”, kryeplaku.
Banorët janë optimistë se me investime minimale, fshati mund të zhvillohet më tej, në një realitet ku fshatrat zbrazen, Buzaishta mbetet shembulli se uji, toka dhe bujqësia mund të mbajnë gjallë një komunitet të tërë.
/vizionplus.tv





