Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
16 July 2026
Vizion fokus

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrim...

“Taulant do luash bixhoz me fatin e shqiptarëve?”, debat...

Zelensky-Putin mund të takohen në Turqi, Kievi shprehet gati...

Tragjedi në Algjeri, jetimorja përfshihet nga flakët, të paktën...

Përshkallëzohet tensioni SHBA-Iran, sulme të ndërsjellta në bazat ushtarake...

“Mocion për debat në PS”, Spiropali: Diskutim për Shqipërinë...

“Grumbulluesi i thotë fermerit ‘ik p*rdhu’”, Braçe për Pr.ligjin...

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes

“Çfarë pret qeveria?”, deklarata e ministres serbe, Muçi kërkon...

Ndryshimet në “Ligjin për Turizmin”, Balla: Pezullohen punimet në...

“Partizani”, Malltezi “përplaset” me prokuroren Enkeleda Millonai

9 Shkurt 12:39

Në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po mbahet seanca e dosjes “Partizani”. Sot, mbrojtja po parashtron fakte për të kundërshtuar akuzën e SPAK, ndërsa fjalën e ka marrë Jamarbër Malltezi i cili lexon 200 faqe kundërshtime.

Malltezi, në fjalën e tij, nuk ka kursyer as akuzat për prokurorët e SPAK.

“Nuk është ndjekje penale, por përndjekje politike. Ka shkelje konventore ndërkombëtare. Qysh në 1215, Magna Carta ndaloi akuzat pa baza dhe dënimet pa fakte. Sot kemi një situatë të tillë.

Enkeleda Millonai është emëruar nga Taulant Balla, i cili ka kallëzuar dosjen në emër të Partisë Socialiste. Prokurori Arben Kraja ka qenë hetues i Sigurimit të Shtetit. Unë kam qenë një nga studentët që e kanë kundërshtuar sistemin komunist sepse grabiste pronat e qytetarëve dhe si e tillë ai nuk mund të jetë objektiv në këtë gjykim”, tha Malltezi.

Por prokurorja e çështjes Enkeleda Millonai i ka tërhequr vëmendjen për gjuhën e përdorur, duke i kërkuar që të bëjë parashtrimet bazuar mbi faktet që disponon për dosjen “Partizani”.

“Kërkoj t’i tërhiqet vërejtje sepse objekti i këtij gjykimi nuk është akuza ndaj prokurorëve. Kërkoj që i pandehuri të bëjë parashtrime bazuar mbi faktet e këtij procesi”, tha prokurorja.

Replikat mes palëve kanë vijuar edhe më tej, ndërsa Malltezi ka deklaruar sërish dënimin e Irena Gjokës në Greqi.

“Prokurorët politik e kam artikuluar edhe më parë pse qenka sakrilegj tani? Po deshët shtoni një akuzë të re për agjitacion e propagandë, se kemi të pushkatuar më parë.

Fakt është edhe ky, (duke treguar gazetën greke që botoi vendimin e gjykatës për dënimin e Irena Gjokës në shtetin helen për falsifikim dokumentesh).  Irena Gjoka ka fshehur faktin që ishte shkarkuar nga Sali Berisha në 1996.

Prokuroria e Përgjithshme, qysh në raportimin në Kuvend ka deklaruar se vendimi me vulë apostile që provon se Irena Gjoka është dënuar, është autentik. Kjo do të thotë që PP e kishte provuar dënimin e saj, por vonoi të kryente verifikimin. Irena Gjoka ka qenë në konflikt të plotë interesi në këtë çështje”, tha Malltezi./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike Vendi
Tagged:
malltezi Partizani Prokuroria SPAK

Nga e njëjta kategori

Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini zbulon shenjat që do të marrin lajme të forta dhe ndryshime të papritura

më shumë...

I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani merr armën dhe shkon të vrasë autorin 18-vjeçar

më shumë...

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe për spastrim entik: Të shpallet “non grata” nga Shqipëria

më shumë...

Plagosje me thikë në poliklinikën e Shkodrës, një person përfundon në spital

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:15

Hëna mbi Venus në fundjavë, Meri Gjini...

1:06

I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës,...

1:02

“Monstër”, Berisha dënon deklaratën e ministres serbe...

12:30

Plagosje me thikë në poliklinikën e Shkodrës,...

12:29

“Taulant do luash bixhoz me fatin e...

12:25

Zelensky-Putin mund të takohen në Turqi, Kievi...

12:17

Tragjedi në Algjeri, jetimorja përfshihet nga flakët,...

11:58

Përshkallëzohet tensioni SHBA-Iran, sulme të ndërsjellta në...

11:49

“Mocion për debat në PS”, Spiropali: Diskutim...

11:32

“Grumbulluesi i thotë fermerit ‘ik p*rdhu’”, Braçe...

11:28

Projektligji për dëftesat tregtare, Salla: Krijojmë mundësi...

11:13

Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes

11:05

“Policia, policia”, 31-vjeçari rrethohet nga efektivët në...

10:58

Kalojnë rrugën mespërmes autostradës, Rrugorja e Fierit...

10:39

“Çfarë pret qeveria?”, deklarata e ministres serbe,...

10:31

Ndryshimet në “Ligjin për Turizmin”, Balla: Pezullohen...

9:41

Aksident tek “Pushimi i shoferit” në autostradën...

9:26

Shkodër/ Arrestohet 21-vjeçari me arsenal armësh në...

9:16

Arrestime për vjedhjen në Postën e Durrësit,...

8:52

PD zgjedh drejtuesit e rinj, Flamur Noka...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Gjendet i vdekur në rrugë i riu shqiptar në Angli, pol...
  • Si të dallojmë djathin natyral nga ai me niseshte? Eksperti...
  • Kuçana debat me Berishën: Do të rikandidosh Nokën për Sekret...
  • “Nuk më pëlqen të vendos afate, por ata e dinë se çfar...
  • I goditi vëllanë me thikë brenda poliklinikës, shkodrani mer...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.