Kushtet hidrometeorologjike të përkeqësura prej kësaj të marte ,Kapiteneria e portit të Vlorës,urdhëron pezullimin e mjeteve të vogla të lundrimit dhe atyre të peshkimit.
Sipas kapitenerisë situate hidrometeorologjike është përkeqësuar brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, prej orës 14 të kësaj të marte ,ku era në drejtimin Jug-juglindje është me një shpejtësi deri 30-40 m/s, dhe lartësia e dallgës nga 3.50 deri në 6.50 metra.
Pikërsht me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike është ndaluar pajisja me leje-nisje i mjeteve te vogla lundruese dhe ato te peshkimit të cilat operojnë në det të hapur duke filluar nga ora 14 datë 03.02 .2026deri në datën 05.02.2026.
Të gjithë drejtuesit e mjeteve të vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës të marrin në konsideratë kushtet hidrometeorologjike dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Ndërkohë anijet e transportit ndërkombëtar detar do të vazhdojnë të operojnë normalisht sipas destinacioneve përkatëse.Përmirësimi i situatës hidrometeorologjike të përkeqësuar për mjetet e vogla lundruese dhe të peshkimit do të jetë mbas orës 06 të datës 05.02.2026





