Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
23 June 2026
Vizion fokus

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane: Ka pasur...

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të merret vetëm...

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit të NATO-s

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u...

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli...

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër tregtare u...

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të pavarur nga...

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë: 40 viktima...

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë nartotike të...

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina, 3 persona...

Përmbytjet në vend/ Situata e qëndrueshme në shumicën e qarqeve, qindra familje të evakuuara në Durrës

10 Janar 10:16

Prefekturat në disa qarqe të vendit kanë publikuar raportin e përditësuar mbi situatën e krijuar nga reshjet e shiut, për datën 10 janar 2026. Sipas të dhënave zyrtare, situata paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme, ndërsa strukturat e emergjencave civile vijojnë monitorimin në terren.

Qarku Durrës

Në territorin e Bashkisë Durrës, gjatë natës janë regjistruar reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, pa shkaktuar probleme në akset rrugore apo në lumenj. Strukturat bashkiake dhe ato të emergjencave civile ndodhen në terren në koordinim të plotë me Shtabin e Emergjencave Civile.

Situata hidrike në lumenjtë Erzen dhe Ishëm po shkon drejt normalizimit, pas rënies së ndjeshme të nivelit të ujit.

Sa i përket evakuimeve, deri më tani janë evakuuar 848 banorë. Janë hartuar 1 453 akte konstatimi dhe janë verifikuar 4 067 banesa. Rreth 508 specialistë vijojnë vlerësimin e dëmeve në terren, proces që do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore janë siguruar 1 100 pako ushqimore, të cilat janë shpërndarë në zonat më të prekura:

350 pako në ambientet e Kavalishencës dhe Shtëpisë së Pushimit të Ministrisë së Brendshme për qytetarët e strehuar;

400 pako në zonën e Durrësit të Ri (ish-Këneta) dhe në zonën e Plazhit;

350 pako ushqimore në Sukth.

Në Sukth dhe Katund të Ri raportohen rreth 2 800 hektarë tokë bujqësore të përmbytura.

Bashkia Krujë

Në Bashkinë Krujë, reshjet gjatë mbrëmjes në zonën e Fushë-Krujës kanë qenë me intensitet deri mesatar, por pa shkaktuar probleme të reja. Akset rrugore kryesore paraqiten të kalueshme dhe pa prezencë uji.

Nga inspektimet e mëngjesit rezulton se nivelet e lumenjve Gjole dhe Zezë kanë rënie të ndjeshme dhe situata po normalizohet. Gjatë ditës së sotme grupet e punës do të vijojnë inspektimet për vlerësimin e dëmeve në banesa. Ndërkohë, një ditë më parë u përfundua bllokimi i çarjes së argjinaturës së lumit Droje.

Bashkia Shijak

Edhe në Bashkinë Shijak situata paraqitet e qetë. Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar, pa raportime për problematika të reja.

Strukturat e MZSH-së dhe shërbimet bashkiake kanë ndërhyrë gjatë natës për pastrimin e 5 banesave dhe nxjerrjen e ujit nga 2 banesa.

Qarku Shkodër

Në Bashkinë Shkodër situata mbetet e qëndrueshme, me nivele uji nën kuotat kritike dhe pa banesa të përmbytura. Monitorimi i datës 10 janar 2026, ora 08:00, tregon se lumenjtë Buna dhe Drin janë brenda parametrave të sigurisë, megjithëse kanë shënuar rritje prej 10–20 cm gjatë 24 orëve të fundit.

Niveli i ujit në Bunë, te Ura e Vjetër, është 8.30 m, ndërsa në Urën e Bahçallëkut lumi Drin shënon kuotën 8.05 m. Në njësinë administrative Dajç, niveli i ujit është 6.48 m.

Sipërfaqja totale e përmbytur në territorin e Bashkisë Shkodër vlerësohet rreth 266 hektarë, kryesisht tokë bujqësore. Në njësinë Ana e Malit, rruga për në Obot mbetet e bllokuar për mjetet e ulëta, me nivel uji mbi 50 cm. Janë përmbytur rreth 130 hektarë tokë bujqësore në Obot dhe Muriqan, 35 hektarë në njësinë Dajç dhe 101 hektarë në Velipojë.

Autoritetet bëjnë me dije se ka tendencë tërheqjeje të ujit nga zonat e përmbytura dhe situata është nën monitorim të vazhdueshëm.

Qarku Elbasan

Në qarkun Elbasan, reshjet gjatë natës kanë qenë sporadike dhe me intensitet të ulët, ndërsa gjatë mëngjesit kanë vijuar në të njëjtat kushte. Deri në këto momente nuk raportohen problematika.

Në aksin nacional Elbasan–Qafë Thanë, në vendin e quajtur Dragostunjë, rreth orës 03:00 është ndërhyrë për pastrimin e një masivi dheu, dhe qarkullimi vijon normalisht.

Prurjet e lumit Shkumbin janë mbi mesataren, por pa rrezik për përmbytje. Po ashtu, nuk paraqesin probleme as përroi i Zaranikës dhe ai i Paprit. Vijojnë shkarkimet nga HEC Banjë, ndërsa në orën 09:00 pritet rritje e shkarkimeve deri në 290 m³/sekondë, që së bashku me prodhimin arrijnë në 390 m³/sekondë. Bashkitë Cërrik dhe Belsh janë njoftuar për gatishmëri në zonat përgjatë lumit Devoll.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Kryesoret Vendi
Tagged:
permbytjet Situata

Nga e njëjta kategori

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane: Ka pasur rezultate por të vijojë lufta ndaj korrupsionit

më shumë...

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të merret vetëm me shqetësimet e paraqitura nga tubuesit

më shumë...

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari që u gjet në banesën e tij, çfarë gjeti policia në banesë

më shumë...

I shpallur në kërkim për arsenal armësh, Ylli Zalli i shpëton RENEA-s, policia gjen pistoletë në banesën e tij

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

2:56

Fundi i qershorit sjell rikthime nga e...

2:48

“Dialog për investimet e huaja”, Dhoma Amerikane:...

2:26

Berisha: Mbështesim pesë kërkesat, Parlamenti duhet të...

2:15

Turqia arreston mbi 200 persona para samitit...

2:10

Ylli Zalla i shpëtoi RENEA-s, arrestohet 55-vjeçari...

1:52

I shpallur në kërkim për arsenal armësh,...

1:44

Tragjedi në Indi, zjarri në një qendër...

1:43

Netanyahu përsërit nevojën për t’u bërë të...

1:31

Pse bebeve nuk duhet t’u jepet mjaltë...

1:24

Franca regjistron natën më të nxehtë ndonjëherë:...

1:12

E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë...

1:05

Shqipëria në sytë e Eugène Pittard, çelet...

12:53

Operacion antikanabis në Krujë, policia asgjesojnë bimë...

12:45

Aksident në autostradën Fier–Vlorë, përplasen dy makina,...

12:20

“Vrasje e mbetur në tentativë”, qëlloi me...

12:16

Mos i hidhni lëkurat e patates, bëjnë...

12:12

Termocentralet e vjetruara në Ballkanin Perëndimor ndotin...

11:58

Rreziku nga insektet e zvarranikët, mjekët: Në...

11:53

SHBA: Progres në bisedimet me Iranin! Trump:...

11:37

Vala e të nxehtit godet Europën, humbin...

Më të klikuarat

  • “Çfarë komandant i leshit more”, Rama nxjerr dok...
  • Kërkesat e protestuesve, reagon Rama: Nuk ka lidhje Irani? D...
  • “Ke ardhur duke u lëpirë”/ Krisen miqësitë me ish-fermerët:...
  • “S’të kam thënë të dua”, Indri përballet me Vanesën, zbulojn...
  • E rëndë në Prrenjas, 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pa...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.