Kam humbur gjithë jetën time. Kështu është shprehur një biznesmen që humbi gjithë mallin nga flakët që përpijnë tregun në zonën e “5 majit” në Tiranë.
Në një deklaratë për mediat, biznesmeni është shprehur se ai si tregtari më i gogël ka humbur 200 milionë lekë, ndërsa kërkoi nga shteti që tu vlerësohet dëmi dhe të dëmshpërblehen.
Lexo edhe :
Related Posts
“Unë kam pasur dyqanin më të vogël këtu. Unë më i vogli kisha më shumë se 200 milionë lekë. Tregtoja çorape, geta, streçe. Jemi në qiell të hapur. Të gjitha dyqanet janë djegur. Nuk na i siguronin biznesin. Shteti të vijë të verifikojë. Ka plasur tek panelet që kanë vendosur atë”, tha biznesmeni./vizionplus.tv








