E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Dalin pamjet/ Momenti kur nis zjarri te “5 Maji” (VIDEO)

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka siguruar pamje që dokumentojnë momentin e nisjes së zjarrit në zonën e tregut pranë “5 Majit”, në Tiranë.

Zjarri shkaktoi panik mes qytetarëve dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Në pamjet e siguruara shihet se fillimisht nga një strukturë ka dalë tym, ndërsa më pas flakët janë përhapur me shpejtësi në të gjithë zonën.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se zjarri ka nisur si pasojë e një defekti elektrik, ndërsa shkaqet e sakta pritet të përcaktohen pas përfundimit të hetimeve nga autoritetet përkatëse.

/vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë