E diel, 15 Nëntor 2026 Diagnozë deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Tiranë/ Sekuestrohen 1,500 fara kanabisi, vihet në pranga 38-vjeçari

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Black Seed 2”, në kuadër të të cilit është arrestuar në flagrancë një 38-vjeçar i dyshuar për veprimtari të ndryshme kriminale.

Në pranga ra shtetasi J.L., banues në Tiranë, pas hetimeve të kryera nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, të bazuara në informacione operative.

Sipas Policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se 38-vjeçari kishte publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook materiale me përmbajtje nxitëse për urrejtje, si dhe fotografi ku shfaqej një person duke mbajtur armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një sasi të lëndës së dyshuar narkotike Cannabis Sativa, rreth 1,500 fara të dyshuara kanabisi që dyshohet se i posedonte me qëllim shitjen, një peshore elektronike dhe dy pajisje të dyshuara për bllokimin e valëve.

Reklamë

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa ndaj 38-vjeçarit rëndojnë akuzat për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kanosja” dhe “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve”.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë