E diel, 29 Nëntor 2026 Film TV deri në 03:55 Në vijim ora 03:55: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Treni i mallrave bie nga ura në Mynih, një i plagosur rëndë

Një person u plagos rëndë pasi një tren mallrash ra nga një urë në Mynih gjatë natës nga e premtja në të shtunë, njoftoi policia gjermane.

Dy vagonë të trenit dolën nga shinat dhe ranë nga ura, duke përfunduar në rrugën poshtë saj, rreth pesë metra më poshtë.

Deri tani nuk dihet se çfarë transportonte treni, por policia siguroi se ngarkesa nuk përmbante materiale të rrezikshme dhe se nuk ka rrezik për popullsinë.

Sipas policisë, dy vagonët ranë nga një lartësi prej rreth pesë metrash. Një person u plagos rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike, konfirmoi një zëdhënës i policisë për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Nga informacionet paraprake rezulton se, për arsye ende të panjohura, dy trena mallrash u përplasën gjatë manovrave mbi urë. Hetimet për shkaqet e aksidentit janë ende në vazhdim.

Autoritetet nuk kanë bërë të ditur ende se kur do të nisë largimi i vagonëve të rrëzuar.

“Jemi ende shumë larg fazës së largimit të vagonëve”, deklaroi zëdhënësi i policisë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë