Pas bastisjes së policisë se Kosovës mbi bazën e një sinjalizimi për armë, puntorët shëndetësorë kanë protestuar para qendrës Klinike në Mitrovicën e Veriut.
Drejtori i Qendrës dhe kryetar i Listës Serbe, Zllatan Ellek, tha gjatë tubimit se blutë kishin hyrë në ambientet e institucionit dhe në Qendrën e Mjekësisë Familjare, duke kërkuar dokumente identifikimi dhe informacione mbi numrin e punetorëve.
Ellek theksoi se nuk do të ketë integrim të sistemit shëndetësor dhe arsimor të Serbisë në atë të Kosovës, duke shtuar se një gjë e tillë nuk është parashikuar në asnjë marrëveshje ndërkombëtare mes Prishtinës dhe Beogradit.
“Ne nuk kemi ku të shkojmë; kjo është shtëpia jonë dhe detyra jonë është të qëndrojmë pranë pacientëve. Kjo është një porosi për institucionet ndërkombëtare se këto janë vijat e kuqe që ata kanë garantuar se nuk do të kalohen”, tha Ellek.
Kreu I listës serbe kërkoi ndërhyrjen e EULEX dhe KFOR për të ndaluar veprimet e policisë ndaj institucioneve paralele./vizionplus.tv





