Në orët  e para të mëngjesit të 1 shtatorit të vitit 1939, 80 vjet  më parë  avionët ushtarakë gjermanë shkatërruan qytetin e vogël polak, Wielun.

 

Ish Bashkimi Sovjetik kishte nënshkruar marrëveshje me Gjermaninë pas tensioneve në rritje për ndarjen territoriale dhe nacionalizmit me  Republikën Polake, e vetëm 2 ditë më pas më 3 shtator të vitit 1939, Britania e Franca i shpallën luftë Gjermanisë.

 

Bombardimi Vielun shënoi jo vetëm fillimin, por edhe krimin e parë të Luftës së Dytë Botërore, e që në Europë zgjati plot 2077 ditë.  Në 80 vjetorin e nisjes së Luftës së Dytë Borësore, presidentja e Bashkimit Europian Ursula von der Leyen,  shprehet se “sot është 80 vjetori i një kapitulli të errët në historinë evropiane”.

 

Presidenti gjerman Frank Steinmeier dhe presidenti polak Andrzej Duda morën pjesë në ceremoninë përkujtimore në  Ëielun, qyteti ku nisi konflikti më vdekjeprurës i historisë.

 

“Përkulem para viktimave të sulmit në Wielun. Përkulem para viktimave polake të tiranisë gjermane dhe kërkoj falje nga ju”, tha Steinmeier sot, teksa ju adresua të pranishmëve në gjuhën gjermane dhe atë polake.

 

Lufta e Dytë Botërore, e cila nisi si sot e 80 vjet më parë në Europën Lindore, e përfshiu Azinë e SHBA-të, shënoi një nga luftërat më shkatërruese dhe vdekjeprurëse që kanë ndodhur në historinë e njerëzimit.

 

Më shumë se 110 milionë ushtarë u mobilizuan dhe u vunë përballë njëri-tjetrit, në një masakër që në fund shkaktoi mbi 50 milionë të vdekur, dhe plagosjen e 125 milionë të tjerëve. Bashkimi Sovjetik shënoi humbjet më të mëdha me 27 milionë të vdekur. I madh ishte edhe dëmi ekonomik. Në Shqipëri, bilancet pasluftës flasin për 12 mijë viktima.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *