Gjatë 24 orëve të fundit, epidemiologët në terren kanë arritur të zbulojnë edhe 434 të infektuar të tjerë, pasi testuan gati 3 mijë qytetarë.

 

Ministria e Shëndetësisë raportoi se numrin më të lartë të rasteve të reja e mban Tirana, më pas vijnë Shkodra, Berati e Fieri.

 

Në anën tjetër, tetë pacientë të moshave 46-93 vjeç humbën jetën për shkak të koronavirusit, kurse 654 qytetarë u shëruan.

 

Aktualisht në spitalet COVID po trajtohen 271 pacientë, 9 në terapi intensive, nga të cilët 2 pacientë janë të intubuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *