E mërkurë, 7 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

SHBA goditet nga tornadot, 5 viktima, mes tyre një foshnjë 4 muajsh

Të paktën pesë persona kanë vdekur si pasojë e disa prej dhjetëra tornadove që kanë përfshirë Fushat e Mëdha të SHBA-së qendrore, njoftuan autoritetet të dielën.

Pas 78 tornadove të regjistruara të premten, kryesisht në shtetet e Iowa dhe Nebraska, 35 të tjerë u numëruan dje të shtunën në Teksasin verior dhe Misuri, sipas Shërbimit Kombëtar Amerikan të Motit (NWS).

Reklamë

Guvernatori i Oklahomas, Kevin Stitt konfirmoi vdekjen e katër personave në shtetin e tij të dielën.

Një grua u vra në qytetin e vogël të Sulphur, i cili u godit rëndë, tha guvernatori gjatë një konference për shtyp.

Më shumë se njëqind kilometra larg, në Holdenville, të paktën dy persona të tjerë vdiqën, sipas agjencisë së menaxhimit të fatkeqësive. Mediat lokale raportuan se një nga viktimat ishte një foshnjë katër muajshe. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë