Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të ngrohta dhe të thata me origjinë jugore.

Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në orët e mesditës.

Parashikohet mjegull apo mjegullinë në orët e mëngjesit në zonat luginore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 6-8m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër 12/29 Diell

Kukës 11/26 Diell

Lezhë 11/29 Diell

Dibër 9/28 Diell

Durrës 13/30 Diell

Tiranë 14/30 Diell

Elbasan 13/31 Diell

Berat 13/30 Diell

Vlorë 14/27 Diell

Korçë 8/24 Diell

Gjirokastër 9/29 Diell

Sarandë 14/26

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *