Subscribe

Shifrat e turistëve të huaj gjatë këtij viti po konfirmojnë se turizmi është sektori në ekspansion.

 

Instituti i statistikave ka publikuar të dhënat më të fundit lidhur në hyrjen e turistëve si 7 mujorë në vendin tonë, të dhëna të cilat konfirmojnë se rritja është 30% më shumë se një e njëjta përudhë e një viti më parë.

 

E thënë ndryshe si 7 mujor në vendin tonë kanë hyrë 5.1 milion turistë, nga 3.9 që kanë hyrë një vit më parë.

 

Vetëm në muajin korrik kanë hyrë 1.7 milion turistë 90 %, të të cilëve vijnë nga Europa, pasuar nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa grupi më pak në numër janë ata që vijnë nga Lindja Mesme. Përveç zonave turistike bregdetare, rritje të ndjeshme të frekuentimit të të huajve kanë dhe alpet shqiptare, si Thethi dhe Valbona.

 

Panorama e shifrave është pozitive edhe për daljen e shqiptarëve jashtë vendit. INSTAT konstaton se janë 3.7 milion qytetarë që kanë dalë jashtë për pushime për periudhën janar-korrik ose 21 % më shumë se një vit më parë.

 

Greqia dhe Turqia janë dy destinacionet më të frekuentuara nga shqiptarët për pushime verore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *