474 familje në bashkinë e Kolonjës janë duke u ndihmuar nga stafi i bashkisë për të gjitha nevojat e domosdoshme që i lidhin me botën e jashtme, që nga furnizimi me ushqime dhe medikamente. Po ashtu, ata ndihmohen edhe lidhur me pagesat e mundshme nëpër institucione.

 

Kryetar i Bashkisë Kolonjë, Erion Isai tha se një staf prej 68 personash është në gatishmëri përgjatë 24 orëve për të ndihmuar të moshuarit, familjet me ndihmë ekonomike, ato që marrin pagesën e 6% të bllok ndihmës, si dhe familjet që marrin pagesa paaftësie.

 

Ministria e Shëndetësisë tha në daljen e përditshme se në 24 orët e fundit janë regjistruar 23 raste të reja me koronavirus, duke e çuar numrin total të të infektuarve në 146.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *