Subscribe

2023 do të jetë një vit ku puna e autoriteti rrugorë shqiptar do të fokusohet tek siguria rrugore.

 

ARRSH në bashkëpunim me policinë e shtetit ka evidentuar mbi 40 pika të zeza apo akse rrugore të cilat janë burim aksidentesh , ku është i nevojshëm përforcimi me sinjalistikë. Këtë vit mendohet të ndërhyhet në 50% të tyre.

 

Në cdo vit kemi në fokus të punës edhe rifreskimin e sinjalistikës rrugore me qëllim rritjen e sigurisë në rrrugë. Kemi mbi 40 pika të zeza të evidentuara, gjatë këtij viti do të ndërhyjmë në 20 pej tyre. Ketë vit kemi nisur punën ne tre prej këtyre pikave. Konkretisht në Shkodër-Hani Hotit, kthesa e Cërrikut si dhe në Jorgucat-shprehet drejtori I ARRSH Evis Berberi

 

Por pjesë e sigurisë rrugore është edhe krijimi i qendrës së monitorimit të trafikut. Kjo do të jetë një bazë, ku do të ndërthuren disa sisteme, ai i kamerave, i targave, i radarëve etj. Koordinimi dhe përpunimi i të dhënave do të sjellë jo vetëm një monitorim të qarkullimit.

 

Do të jetë një qendër që në fokus do të ketë rritjen e sigurisë rrugore. Do jetë qendër multifuksinionale e cila me ndërthurjen e disa sistemeve do të monitoroje akset nacionale dhe do të evidetojnë shoferet jo korrektë.

 

Reduktimi i aksidenteve në vend është një sfidë më vete, pasi vetëm kostoja që ato shkaktojnë gjatë një viti në vendin tonë arrin në 56 milion euro, pa llogaritur humbjet e jetëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *