E premte, 23 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshjen fillestare për t’i dhënë fund luftës, bisedimet vazhdojnë në 60 ditët e ardhshme

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, kanë nënshkruar një marrëveshje fillestare që synon t’i japë fund konfliktit mes dy vendeve.

Dokumenti, i përbërë nga 14 pika, parashikon që të dyja palët të vazhdojnë negociatat për të arritur një marrëveshje përfundimtare brenda 60 ditëve të ardhshme. Afati mund të zgjatet me pëlqimin e ndërsjellë të palëve.

Reklamë

Marrëveshja përfshin gjithashtu rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një plan prej 300 miliardë dollarësh për rindërtimin e Iranit dhe angazhimin e SHBA-së për të hequr të gjitha llojet e sanksioneve ndaj Teheranit.

Presidenti Trump, i cili ka paralajmëruar Iranin që të respektojë kushtet e marrëveshjes, nënshkroi versionin fizik të dokumentit gjatë një darke të organizuar nga presidenti francez Emmanuel Macron në  Pallatin e Versajës.

Një ceremoni zyrtare nënshkrimi me përfaqësues të SHBA-së dhe Iranit ishte planifikuar të zhvillohej po të premten, por ende nuk është e qartë nëse ajo do të mbahet sipas planit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë