E premte, 16 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Kapet i kërkuari për atentatin, Besnik Kolndreu akuzohet se fshehu makinën e tre autorëve të vrasjes së çiftit Mujeci

Pas afro dy muajsh nga vrasja e çiftit Mujeci ne Balldre te Lezhës, ka rënë në prangat e policisë Besnik Kolndreu, i akuzuar si i përfshirë në ekzekutimin e Kreshnik dhe Gentiana Mujecit në 26 prill.

Kolndreu është arrestuar në Malin e Zi. Ai dyshohet se ka fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur nga autorët në krim, edhe pse më herët ka pretenduar se nuk ka lidhje me ngjarjen.

Reklamë

Kolndreu ishte shpallur në kërkim në zbatim të vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila i kishte caktuar atij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se Besnik Kolndreu ka ndihmuar autorët e atentatit, duke fshehur në banesën e tij automjetin e përdorur prej tyre pas ngjarjes. Makina u gjet dhe u sekuestrua nga agjentët, gjatë kontrolleve të kryera në zonë.

Reklamë

Kreshnik dhe Gentjana Mujeci u ekzekutuan më 26 prill 2026, në Balldren: autorët i zunë pritë makinës së tyre dhe qëlluan me breshëri plumbash.

Ngjarja rezultoi të kishte motiv hakmarrjen. Policia identifikoi tre autorë të dyshuar: Renato Mhillaj, Adriano Mhillaj dhe Florin Mhillaj.

Atentatori kryesor dyshohet se kreu krimin për të marrë hakun e babait të tij, për vrasjen e të cilit 10 vite më parë akuzohej Kreshnik Mujeci.

Të tre personat ndërkohë vijojnë të jenë në kërkim.

Më shumë video

Reklamë